By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Takohen ministrat e transportit të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, diskutohet për rrugën Prizren–Tetovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Takohen ministrat e transportit të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, diskutohet për rrugën Prizren–Tetovë
TOP Momenti

Takohen ministrat e transportit të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, diskutohet për rrugën Prizren–Tetovë

Momenti
Published: August 19, 2026

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit i Kosovës, Dimal Basha, ka zhvilluar sot në Shkup një takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikoloski, ku është diskutuar për avancimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore ndërmjet dy vendeve.

Në fokus të takimit ishte projekti strategjik i rrugës Prizren–Tetovë, përfshirë ndërtimin e tunelit që pritet t’i lidhë më drejtpërdrejt dy qytetet.

Your browser does not support the video tag.

Basha bëri të ditur se projekti tashmë është në proces dhe se ekipet teknike të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut po bashkëpunojnë për hartimin e tij.

“Projekti Prizren–Tetovë është tashmë në proces, ndërsa ekipet tona teknike janë duke bashkëpunuar në hartimin e projektit. Sot u dakorduam që ky bashkëpunim të intensifikohet, të finalizohet sa më shpejt hartimi i projektit dhe më pas të vazhdojmë me procedurat për kontraktimin dhe realizimin e tij”, tha Basha.

Sipas tij, realizimi i këtij projekti do të shkurtojë ndjeshëm distancën ndërmjet Prizrenit dhe Tetovës dhe do të krijojë një korridor të ri ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Gjatë takimit u diskutua edhe për avancimin e lidhjeve të tjera rrugore dhe hekurudhore mes dy vendeve. Në këtë kuadër u përmendën autostrada Prishtinë–Shkup, rikthimi i komunikacionit hekurudhor dhe funksionalizimi i një stacioni të përbashkët hekurudhor kufitar, i njohur si “One Stop Shop”.

Basha vlerësoi se përmirësimi i infrastrukturës së përbashkët do të ndikojë në lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave, si dhe në afrimin e bizneseve të të dyja vendeve.

“Lidhja më e mirë infrastrukturore do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave, do të afrojë bizneset dhe do të krijojë mundësi të reja për tregti, investime dhe zhvillim ekonomik në të dyja vendet”, deklaroi ai.

Në fund të takimit, Basha falënderoi ministrin Nikoloski dhe zëvendësministren Kaltrina Zekolli-Shaqiri për mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim, duke theksuar se ekziston vullnet i përbashkët që projektet e diskutuara prej kohësh të kalojnë nga faza e planifikimit në realizim konkret.

You Might Also Like

Shtufi rrëfen vizitën e Riza Salihut pas vrasjes së Gërvallës e Zekës: Dha versione kontradiktore
Një 23-vjeçar nga Kosova arrestohet në Greqi, një vajzë 18-vjeçe italiane u ankua për përdhunim
Nesër dhe pasnesër spërkatje ajrore kundër mushkonjave në Shkup
​Aktakuzë ndaj dy personave për mashtrim me transplant të veshkës
Me shpejtësi 114 km/h, dalin pamjet e aksidentit tragjik ku humbën jetën tre persona në Durrës

LEXO GJITHASHTU

Ministri i shkarkuar i mbrojtjes i Ukrainës bën thirrje për zgjedhje presidenciale
Ministri i shkarkuar i mbrojtjes i Ukrainës bën thirrje për zgjedhje presidenciale
Lajme
Liqeni i Cyrihut arrin nivelin më të ulët historik të ujit
Liqeni i Cyrihut arrin nivelin më të ulët historik të ujit
Lajme
Ky është turisti portugez që mbeti i vrarë në Ksamil
Ky është turisti portugez që mbeti i vrarë në Ksamil
TOP Momenti
“Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë”, Vuçiq nuk i llogaritë serbët që nuk e votojnë subjektin që ka mbështetjen e Beogradit
“Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë”, Vuçiq nuk i llogaritë serbët që nuk e votojnë subjektin që ka mbështetjen e Beogradit
Lajme
23-vjeçari nga Kosova arrestohet në Mykonos, një vajzë 18-vjeçe italiane u ankua për përdhunim
23-vjeçari nga Kosova arrestohet në Mykonos, një vajzë 18-vjeçe italiane u ankua për përdhunim
Lajme

You Might Also Like

Vijon vala e të nxehtit në Maqedoni, në fundjavë ​temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius
TOP Momenti

Vijon vala e të nxehtit në Maqedoni, në fundjavë ​temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius

August 19, 2026
“Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë”, Vuçiq nuk i llogaritë serbët që nuk e votojnë subjektin që ka mbështetje të Beogradit
TOP Momenti

“Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë”, Vuçiq nuk i llogaritë serbët që nuk e votojnë subjektin që ka mbështetje të Beogradit

August 19, 2026
PDK këmbëngul për vazhdimin e seancës konstituive, i shkruan sërish Deharit
TOP Momenti

PDK këmbëngul për vazhdimin e seancës konstituive, i shkruan sërish Deharit

August 19, 2026
Shtetasit e huaj rreshtohen në Tabanoc për të paguar gjobat, Toshkovski: Askush nuk shpëton nga “Safe City”
TOP Momenti

Shtetasit e huaj rreshtohen në Tabanoc për të paguar gjobat, Toshkovski: Askush nuk shpëton nga “Safe City”

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?