By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Liqeni i Cyrihut arrin nivelin më të ulët historik të ujit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Liqeni i Cyrihut arrin nivelin më të ulët historik të ujit
Lajme

Liqeni i Cyrihut arrin nivelin më të ulët historik të ujit

Momenti
Published: August 19, 2026

Thatësira e zgjatur ka bërë që pasojat e nivelit të ulët të ujit të bëhen gjithnjë e më të dukshme.

Liqeni i Cyrihut ka arritur nivelin më të ulët të ujit që nga fillimi i matjeve, ndërsa thatësira e zgjatur në Zvicër tashmë po shkakton probleme konkrete për transportin dhe aktivitetet në liqen, shkruan swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch

Your browser does not support the video tag.

Sipas matjeve të autoriteteve federale në Zürichhorn, niveli i ujit ka rënë në 404.45 metra mbi nivelin e detit. Me këtë është thyer rekordi i mëparshëm i regjistruar në vitin 1952. Matjet në këtë pikë kanë filluar në vitin 1951.

Thatësira e zgjatur ka bërë që pasojat e nivelit të ulët të ujit të bëhen gjithnjë e më të dukshme. Që nga fillimi i kësaj jave, trageti Horgen–Meilen nuk lejon më transportimin e automjeteve të rënda. Kufizime vlejnë gjithashtu për veturat sportive dhe automjetet e tjera me distancë të vogël nga toka, pasi rënia e nivelit të ujit e bën më të pjerrët kalimin ndërmjet rampës dhe tragetit.

Probleme janë shfaqur edhe për pronarët e anijeve private, ndërsa në Stäfa është mbyllur një mol për arsye sigurie. Autoritetet paralajmërojnë se niveli i ulët i ujit mund të shkaktojë lëndime për personat që hidhen nga moli në liqen.

Situata ka prekur edhe sportin. Pishina sportive në Käpfnach të Horgenit, e cila përdoret nga ekipi lokal i vaterpolos, është mbyllur pasi struktura lundruese kishte filluar të prekte fundin e liqenit në një pikë.

Kompania e Navigacionit të Liqenit të Cyrihut kishte pezulluar më herët edhe shërbimet me anije në lumin Limmat. Kufizime të tjera janë vendosur për lundrimet turistike, ndërsa anijet nuk ndalojnë më në ishullin Ufenau.

Niveli rekord i ulët i Liqenit të Cyrihut vjen në një periudhë kur thatësira e vazhdueshme ka ulur ndjeshëm nivelet e lumenjve, përrenjve dhe liqeneve në pjesë të ndryshme të Zvicrës.

The post Liqeni i Cyrihut arrin nivelin më të ulët historik të ujit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Terrori shtetëror ishte aq i madh sa që njerëzit i fusnin në ujëra, i vrisnin…” Cilat ngjarje lanë gjurmë në memorien e Buxhovit si fëmijë
“Sërish do e gjuaja Kurtin me vezë”, thotë Time Kadrijaj
Ministri i shkarkuar i mbrojtjes i Ukrainës bën thirrje për zgjedhje presidenciale
“Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë”, Vuçiq nuk i llogaritë serbët që nuk e votojnë subjektin që ka mbështetjen e Beogradit
23-vjeçari nga Kosova arrestohet në Mykonos, një vajzë 18-vjeçe italiane u ankua për përdhunim

LEXO GJITHASHTU

Prokuroria Speciale: Shtatë raste të spiunazhit të lidhura me BIA-n, katër aktgjykime dënuese
Prokuroria Speciale: Shtatë raste të spiunazhit të lidhura me BIA-n, katër aktgjykime dënuese
TOP Momenti
Shtufi rrëfen vizitën e Riza Salihut pas vrasjes së Gërvallës e Zekës: Dha versione kontradiktore
Shtufi rrëfen vizitën e Riza Salihut pas vrasjes së Gërvallës e Zekës: Dha versione kontradiktore
TOP Momenti
Një 23-vjeçar nga Kosova arrestohet në Greqi, një vajzë 18-vjeçe italiane u ankua për përdhunim
Një 23-vjeçar nga Kosova arrestohet në Greqi, një vajzë 18-vjeçe italiane u ankua për përdhunim
TOP Momenti
Nesër dhe pasnesër spërkatje ajrore kundër mushkonjave në Shkup
Nesër dhe pasnesër spërkatje ajrore kundër mushkonjave në Shkup
TOP Momenti
​Aktakuzë ndaj dy personave për mashtrim me transplant të veshkës
​Aktakuzë ndaj dy personave për mashtrim me transplant të veshkës
TOP Momenti

You Might Also Like

Izraeli konfirmon se ushtarët qëlluan makinën në të cilën u vra Hind Rajab dhe hap hetim penal
Lajme

Izraeli konfirmon se ushtarët qëlluan makinën në të cilën u vra Hind Rajab dhe hap hetim penal

August 19, 2026
Musliu-Shoshi: Kurti po e mban peng konstituimin, përgjegjësinë e ka VV-ja
Lajme

Musliu-Shoshi: Kurti po e mban peng konstituimin, përgjegjësinë e ka VV-ja

August 19, 2026
Zvicra shqyrton taksë për punëtorët e huaj në kuadër të marrëveshjeve me BE-në
Lajme

Zvicra shqyrton taksë për punëtorët e huaj në kuadër të marrëveshjeve me BE-në

August 19, 2026
Vrasja e turistit në Ksamil, reagon qeveria portugeze: Informacionet i kemi marrë nga mediat, nuk kemi ende njoftim zyrtar
Lajme

Vrasja e turistit në Ksamil, reagon qeveria portugeze: Informacionet i kemi marrë nga mediat, nuk kemi ende njoftim zyrtar

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?