By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shtufi rrëfen vizitën e Riza Salihut pas vrasjes së Gërvallës e Zekës: Dha versione kontradiktore
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shtufi rrëfen vizitën e Riza Salihut pas vrasjes së Gërvallës e Zekës: Dha versione kontradiktore
TOP Momenti

Shtufi rrëfen vizitën e Riza Salihut pas vrasjes së Gërvallës e Zekës: Dha versione kontradiktore

Momenti
Published: August 19, 2026

Pal Shtufi ka rrëfyer detaje për një nga momentet që, sipas tij, e kanë tronditur më së shumti në raport me Riza Salihun, pas vrasjes së Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

Në intervistën për ciklin “Dosjet” të emisionit “Debat Plus”, Shtufi tha se për vrasjen e tyre e kishte mësuar në mbrëmje, përmes lajmeve televizive, ndërsa disa ditë më vonë Riza Salihu kishte ardhur në shtëpinë e tij, rreth 700 kilometra larg.

Your browser does not support the video tag.

Shtufi tha se fillimisht kishte menduar se Salihu kishte ardhur për ngushëllime, por më pas, sipas tij, e kuptoi se arsyeja ishte tjetër.

“Pas dy-tre ditëve, se besoj që e katërta ditë ka qenë, kur Rizahu vjen te ne. Edhe një befasi e dorës së parë. Nja 700 kilometra po vjen. Ne mendja na shkon që për ngushëllim se s’ka tjetër. Edhe, siç e përshkruaj edhe në libër, ai jo, ka ardhur për diçka tjetër. Policia e kanë kërkuar, edhe thotë, s’kam alibi”, rrëfeu Shtufi.

Ai tha se në atë kohë nuk e kuptonte as domethënien e fjalës “alibi” dhe kërkoi nga Salihu t’ia shpjegonte.

Sipas Shtufit, Salihu kishte thënë se kishte qenë në banesën e tij dhe se nuk mund ta dëshmonte këtë, ndërsa vizita te Shtufi do t’i shërbente si dëshmi se kishte qenë me ta.

“Vetë kam qenë në banesë, nuk mund me dhënë dëshmi që kam qenë në banesë. Edhe, domethënë, me u shpreh se këtu kam qenë te ju. Ne duhet me thënë, me dëshmu që jo, ka qenë këtu”, tha Shtufi.

Ai tregoi se nuk pranoi të bëhej pjesë e kësaj dhe se situata në shtëpi ishte tensionuar.

Shtufi tha se gjatë bisedës Salihu kishte dhënë edhe versione kontradiktore për fatin e Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

“Tha, jo s’është i vrarë. Gestapo-ja, këto domethënë Shërbimi sekret i Hitlerit, thotë, ka mbaruar një skenë asisoj, sikur këta janë vrarë, po në fakt këta i kanë çuar në shërbime të tjera, ua ndërrojnë identitetin, kështu gjëra, nuk janë vrarë”, rrëfeu ai.

Por, sipas Shtufit, më vonë Salihu kishte ndryshuar qëndrim dhe kishte thënë se tre veprimtarët ishin vrarë.

“Tha, po ata janë të vrarë se UDB-ja i ka vrarë vetë”, tha Shtufi, duke rrëfyer fjalët që ia atribuoi Salihut.

Shtufi tha se kjo e kishte bërë atë të përballej me Salihun me pyetjen se, nëse tre personat nuk ishin vrarë, pse ai kishte nevojë për alibi.

“Po pse thashë vetë? Tha, po e kanë kryer punën ata, s’ju duhen më. Thashë, po çfarë kanë kryer bre vëlla?”, rrëfeu Shtufi.

Ai tha se, nga perspektiva e sotme, mendon se Salihu mund të ketë pasur frikë se Shtufi dhe të tjerët mund ta denonconin në polici, ndonëse theksoi se vetë në atë kohë nuk e kuptonte rëndësinë e kërkesës për alibi.

“Unë as ia dija rëndësinë asaj alibie. As s’e kam shkuar në mendja me e thirr”, tha ai.

Sipas Shtufit, Salihu më pas u largua nga shtëpia dhe ai e përcolli deri në një stacion të vogël të trenit.

“Bile e përcolla deri te një stacion i vogël të trenit, edhe shkoi”, tregoi Shtufi.

Ai shtoi se Salihu ishte arrestuar atë ditë ose të nesërmen, ndërsa pas rreth një viti e kishte telefonuar sërish.

“Pas një viti ai telefonon prapë dhe thotë: ‘Ju dogjën Gestapos letrat në dorë. Dola nga burgu’”, rrëfeu Shtufi.

Shtufi tha se kjo ngjarje kishte ndikuar fuqishëm në mënyrën se si e kishte parë më pas Riza Salihun.

Ndërkohë, gjatë së njëjtës intervistë, Shtufi kishte deklaruar se Salihu e kishte akuzuar Jusuf Gërvallën si bashkëpunëtor të UDB-së dhe kishte pretenduar se shërbimi sekret jugosllav e kishte dërguar atë në Perëndim për ta shkatërruar lëvizjen ilegale shqiptare.

Shtufi, megjithatë, tha se nuk ka bindje se Riza Salihu ka qenë vetë në shërbim të UDB-së, duke theksuar se për këtë çështje nuk dëshiron të japë një gjykim përfundimtar.

You Might Also Like

Prokuroria Speciale: Shtatë raste të spiunazhit të lidhura me BIA-n, katër aktgjykime dënuese
Një 23-vjeçar nga Kosova arrestohet në Greqi, një vajzë 18-vjeçe italiane u ankua për përdhunim
Nesër dhe pasnesër spërkatje ajrore kundër mushkonjave në Shkup
​Aktakuzë ndaj dy personave për mashtrim me transplant të veshkës
Takohen ministrat e transportit të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, diskutohet për rrugën Prizren–Tetovë

LEXO GJITHASHTU

8 vjet pa kryeshef, ish-kandidatja për deputete e VV-së pritet të udhëheq AKPPM-në
8 vjet pa kryeshef, ish-kandidatja për deputete e VV-së pritet të udhëheq AKPPM-në
Lajme
Pal Shtufi: Riza Salihu ishte burimi i dyshimeve për Jusuf Gërvallën, por s’besoj se ishte në shërbim të UDB-së
Pal Shtufi: Riza Salihu ishte burimi i dyshimeve për Jusuf Gërvallën, por s’besoj se ishte në shërbim të UDB-së
Lajme
23-vjeçari nga Kosova arrestohet në Mykonos, dyshohet se përdhunoi një 18-vjeçare
23-vjeçari nga Kosova arrestohet në Mykonos, dyshohet se përdhunoi një 18-vjeçare
Lajme
Shtufi rrëfen vizitën e Riza Salihut pas vrasjes së Gërvallës e Zekës: Erdhi të kërkonte alibi
Shtufi rrëfen vizitën e Riza Salihut pas vrasjes së Gërvallës e Zekës: Erdhi të kërkonte alibi
Lajme
Çka është LPK për Jusuf Buxhovin? “Grupacion ideologjik – Si u themelu LDK, kaluan aty”
Çka është LPK për Jusuf Buxhovin? “Grupacion ideologjik – Si u themelu LDK, kaluan aty”
Lajme

You Might Also Like

Me shpejtësi 114 km/h, dalin pamjet e aksidentit tragjik ku humbën jetën tre persona në Durrës
TOP Momenti

Me shpejtësi 114 km/h, dalin pamjet e aksidentit tragjik ku humbën jetën tre persona në Durrës

August 19, 2026
Ky është turisti portugez që mbeti i vrarë në Ksamil
TOP Momenti

Ky është turisti portugez që mbeti i vrarë në Ksamil

August 19, 2026
Vijon vala e të nxehtit në Maqedoni, në fundjavë ​temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius
TOP Momenti

Vijon vala e të nxehtit në Maqedoni, në fundjavë ​temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius

August 19, 2026
“Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë”, Vuçiq nuk i llogaritë serbët që nuk e votojnë subjektin që ka mbështetje të Beogradit
TOP Momenti

“Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë”, Vuçiq nuk i llogaritë serbët që nuk e votojnë subjektin që ka mbështetje të Beogradit

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?