Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, përmes një postimi në rrjetin social ka reaguar lidhur me zhvillimet politike në vend, duke theksuar se zbatimi i Kushtetutës duhet të jetë prioritet para çdo marrëveshjeje për ndarjen e pushtetit.
“Zbatimi i Kushtetutës është prioritet, pastaj vjen ndarja e pushtetit mes pozitës dhe opozitës”, ka deklaruar Tahiri.
Ajo ka kritikuar edhe LDK-në, duke ngritur pikëpyetje mbi qëndrimin e saj ndaj, siç e cilëson ajo, shkeljeve kushtetuese nga partia fituese.
“Çka i ndodhi LDK-së shtetformuese që injoron shkeljen e Kushtetutës nga partia fituese?”, ka shkruar Tahiri.
Sipas saj, LDK-ja ndër vite ka qenë konsekuente në mbrojtjen e parimeve kushtetuese.
“LDK-ja ka qenë konsekuente për parimet e Kushtetutës që nga koha kur e themeluam, në kohë të rënda historike”, është shprehur Tahiri.

