Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se lideri i LVV-së, njeherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti mëngjesin e sotëm, ndodhej në një pishinë në Banjë të Malishevës.
Musliu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Kurti ishte në pishinë së bashku me bashkëpartiakët Gani Krasniqi dhe Valon Hoti, ndërsa ajo dhe të tjerë po e prisnin para ndërtesës së Qeverisë.
“Sot, në orën 7:30 të mëngjesit, kur ne po e prisnim para zyrave të Qeverisë, deputeti Albin Kurti po bënte qejf bashkë me me bashkëpartiaket e tij, Gani Krasniqi e Valon Hoti, në pishinë, në Bajë të Malishevës. Ne po prisnim para Qeverisë. Ai po notonte, i rrethuar nga një ushtri sigurie, larg zhurmes se kryeqytetit i rrethuar me disa dhjetëra pjesëtarë të sigurimit, brenda dhe jashtë pishinës. Ky është realiteti i pushtetit që pretendon se është pranë qytetarëve”, ka shkruar Musliu. /Telegrafi/
