Vjeshta kalendarike nis me mot të pazakontë veror, shumë diell dhe temperatura të larta në pjesë të mëdha të Zvicrës.
Zvicra po përjeton një fillim të pazakontë të vjeshtës me mot kryesisht me diell dhe temperatura që pritet të ngjiten deri në 27 gradë Celsius gjatë fundjavës, përcjell albinfo.ch.
Sipas parashikimit të Meteo News, temperaturat do të mbeten në nivele verore edhe pse kalendarikisht ka nisur vjeshta. Meteorologu Roger Perret e përshkruan situatën si “mot të pafund të presionit të lartë”, i cili po sjell kushte të qëndrueshme dhe shumë diell.
Kështu, fundjava pritet të sjellë temperatura të pazakonta për këtë periudhë të vitit, duke i dhënë Zvicrës edhe disa ditë me atmosferë verore.
The post Temperaturat në Zvicër arrijnë deri në 27 gradë në fillim të vjeshtës appeared first on Gazeta Express.

