By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti në New York kërkon bazë të përhershme amerikane në Bondsteel dhe hapjen e arkivave nga Serbia
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti në New York kërkon bazë të përhershme amerikane në Bondsteel dhe hapjen e arkivave nga Serbia
TOP Momenti

Kurti në New York kërkon bazë të përhershme amerikane në Bondsteel dhe hapjen e arkivave nga Serbia

Momenti
Published: September 23, 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim në New York me kongresistin amerikan George Latimer, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimin ekonomik, sigurinë, forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës si dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit.

Një nga çështjet e ngritura nga Kurti ishte edhe Kampi “Bondsteel”. Ai ka ritheksuar qëndrimin që kampi të shndërrohet në bazë të përhershme ushtarake amerikane, duke e cilësuar këtë si një masë në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë afatgjatë në rajon.

Në takim është diskutuar edhe për personat e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, varrezat masive dhe nevojën për deklasifikimin e dokumentacionit dhe hapjen e arkivave nga Serbia.

Kurti ka ngritur gjithashtu çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke folur për, siç ka thënë, diskriminimin dhe shkeljen e të drejtave të tyre.

Në prag të trevjetorit të sulmit në Banjskë, Kurti tha se me Latimerin kanë diskutuar edhe për Milan Radoiçiqin dhe nevojën që ai dhe personat e tjerë përgjegjës të përballen me drejtësinë në Kosovë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë i çmuar. Jemi thellësisht mirënjohës për miqësinë tonë të qëndrueshme dhe mbështetjen dypartiake që shteti ynë gëzon në Kongresin amerikan”, ka shkruar Kurti./teve1.info/

source

You Might Also Like

Promovohet “Unë jam Majlinda Kelmendi”, autorja: Kampionja jonë, shembull i përfaqësimit dinjitoz të vendit
Klekovski: Ka përfunduar inpsektimi i jashtëzakonshëm në spitalet në Ohër, Strugë dhe Gjinekologji të Shkupi
Murati kritikon Dhomat e Specializuara: Qasja ndaj pavarësisë së Kosovës është e çuditshme
Kushtetuesja vendos për ankesat e PDK-së për Kuvendin dhe Qeverinë
Gazetaria dhe sëmundjet kronike jongjitëse, AGK dhe IHS përmbyllin nismën për raportim më cilësor

LEXO GJITHASHTU

Përfitoi 716 mijë euro për ndërtimin pa leje, aktakuzë ndaj dy zyrtarëve, një investitori dhe pronarit të kompanisë në Suharekë
Përfitoi 716 mijë euro për ndërtimin pa leje, aktakuzë ndaj dy zyrtarëve, një investitori dhe pronarit të kompanisë në Suharekë
Lajme
Kushtetuejsa vendos për kërkesën e PDK’së: Kuvendi u konstituua me vonesë, Qeveria e ligjshme, afati i fundit për Presidentin 6 tetori
Kushtetuejsa vendos për kërkesën e PDK’së: Kuvendi u konstituua me vonesë, Qeveria e ligjshme, afati i fundit për Presidentin 6 tetori
Lajme
Organizimi i protestave, Ministria e Jashtme britanike lëshon njoftim për shtetasit e saj që duan të udhëtojnë për Kosovë
Organizimi i protestave, Ministria e Jashtme britanike lëshon njoftim për shtetasit e saj që duan të udhëtojnë për Kosovë
Lajme
“Në orën 08:30 do takohem me KM”- Mesazhet tjera që Vlora Hyseni i dërgonte Ergys Agasit sa ishte në arrati
“Në orën 08:30 do takohem me KM”- Mesazhet tjera që Vlora Hyseni i dërgonte Ergys Agasit sa ishte në arrati
Lajme
Hoxha takon të dërguarën britanike: Folëm për zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor e përkushtimin ndaj paqes e stabilitetit në rajon
Hoxha takon të dërguarën britanike: Folëm për zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor e përkushtimin ndaj paqes e stabilitetit në rajon
Lajme

You Might Also Like

Toshkovski për barnat e sekuestruara: Një pjesë ishin të destinuara për tregun vendas, një pjesë për shtet fqinj
TOP Momenti

Toshkovski për barnat e sekuestruara: Një pjesë ishin të destinuara për tregun vendas, një pjesë për shtet fqinj

September 23, 2026
Në një hotel në Ohër është gjetur e vdekur një shtetase gjermane
TOP Momenti

Në një hotel në Ohër është gjetur e vdekur një shtetase gjermane

September 23, 2026
​Goditet këmbësorja nga vetura në Prishtinë, shoferi dërgohet në mbajtje
TOP Momenti

​Goditet këmbësorja nga vetura në Prishtinë, shoferi dërgohet në mbajtje

September 23, 2026
Takimi me Abdixhikun, ambasadori britanik kërkon qetësi pas vendimit në Hagë dhe formim të shpejtë të institucioneve
TOP Momenti

Takimi me Abdixhikun, ambasadori britanik kërkon qetësi pas vendimit në Hagë dhe formim të shpejtë të institucioneve

September 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?