Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë në detyrë, duke e akuzuar për shkelje të vazhdueshme kushtetuese.
Ai së bashku me deputetë të tjerë të Aleancës iu ka bashkuar sot në mëngjes aksionit të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilt tash e disa ditë po qëndrojnë për disa orë në mëngjes para Qeverisë, duke kërkuar nga kryeministri në detyrë të shkojë në Kuvend për të vazhduar seancës konstituive. Ata po akuzojnë Kuritn se po shkel Kushtetutën duke qëndruar ilegalisht në krye të Qeveërisë.
“Një ndër shkeljet më të mëdha zinxhirore historike ka ndodhur në udhëheqjen e një partie e cila, siç po shihet, po struket diku në zyrat e veta dhe e cila vazhdon me qenë recidiviste në shkelje kushtetuese. Historia do të tregojë se një kabinet qeveritar i përbërë prej 21 anëtarëve, e prej tyre 17 ia vjedhin vetëm deputetëve, 17 njerëzve nuk ju vjen marre me shku prej Kuvendit në ministri me ushtru funksione dyfish të kundërligjshme”, tha Tahiri.
Ai ka thënë se ushtrimi i funksioneve të kundërligjshme nga zyrtarët publikë është bërë praktikë e kësaj qeverisjeje.
The post Tahiri: 17 zyrtarë qeveritarë po ushtrojnë funksione dyfish të kundërligjshme appeared first on Gazeta Express.

