By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Arrestohet 35-vjeçarja në Nju Jork, dyshohet se kishte planifikuar sulm me bombë në Kapitol
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Arrestohet 35-vjeçarja në Nju Jork, dyshohet se kishte planifikuar sulm me bombë në Kapitol
Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Nju Jork, dyshohet se kishte planifikuar sulm me bombë në Kapitol

Momenti
Published: August 21, 2026

Një 35-vjeçare është arrestuar nga FBI, pasi dyshohet se po planifikonte një sulm me bombë në Kapitolin e Shtetit të Nju Jorkut, me synimin për të vrarë anëtarë të Senatit të shtetit.

Jessica Bowie përballet me akuzën për tentativë për të ofruar mbështetje materiale për ISIS-in, sipas një kallëzimi penal të bërë publik nga autoritetet amerikane.

Your browser does not support the video tag.

Sipas hetuesve, Bowie kishte deklaruar besnikërinë ndaj organizatës terroriste ISIS dhe kishte diskutuar mënyra për të fshehur një bombë brenda një çante të përdorur për shpërndarjen e ushqimit. Ajo dyshohet se planifikonte ta kryente sulmin në kohën kur senatorët do të ishin duke zhvilluar një seancë në Kapitol.

Autoritetet thonë se gruaja ishte konvertuar në Islam rreth pesë vite më parë dhe kishte nisur të përdorte emrin “Aisha Saif”.

Sipas dokumenteve të akuzës, më 28 maj 2026, duke përdorur emrin e përdoruesit “nusaybahsaif” në një platformë sociale, Bowie i kishte shkruar një personi tjetër në gjuhën arabe, duke shprehur mesazhe mbështetëse për sulmet e 11 Shtatorit dhe kërcënime ndaj personave që i konsideronte “jobesimtarë”.

Sipas FBI-së, planet e 35-vjeçares nuk kufizoheshin vetëm te një sulm i mundshëm ndaj Kapitolit.

Kreu i zyrës së FBI-së në Albany, Craig Tremaroli, deklaroi se ajo dyshohet se synonte të shkaktonte një destabilizim më të gjerë të institucioneve amerikane.

Autoritetet amerikane pretendojnë gjithashtu se Bowie kishte planifikuar të largohej nga Shtetet e Bashkuara pas sulmit dhe më pas të rikthehej për të kryer sulme të tjera.

The post Arrestohet 35-vjeçarja në Nju Jork, dyshohet se kishte planifikuar sulm me bombë në Kapitol appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

PDK: Zemërimi qytetar do të rritet nëse vazhdon bllokada e institucioneve
Tragjedi ajrore në Alaska, tetë të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit
Gjermani: Mbyllja më e fortë e bizneseve në gati 20 vjet
Trump kërkon takim me Kim Jong Un, Koreja e Veriut tregohet e prerë: Jo kaq shpejt
Gërxhaliu: Ekonomia përballon krizat, por jo edhe jostabilitetin institucional

LEXO GJITHASHTU

BE “hap thesarin” për Shqipërinë – vendi do të marrë mbi 213 mln euro të tjera në dhjetor
BE “hap thesarin” për Shqipërinë – vendi do të marrë mbi 213 mln euro të tjera në dhjetor
Lajme
Nëna e Thaçit duke e shikuar intervistën e djalit të saj nga Haga: Asnjë derë burgu nuk mund ta ndajë
Nëna e Thaçit duke e shikuar intervistën e djalit të saj nga Haga: Asnjë derë burgu nuk mund ta ndajë
Lajme
Dënohet me 6 muaj burg personi që kanosi Kurtin
Dënohet me 6 muaj burg personi që kanosi Kurtin
Lajme
 E mbajti pa dëshirën e saj një grua në banesë, arrestohet shtetasi serb në Gjilan
 E mbajti pa dëshirën e saj një grua në banesë, arrestohet shtetasi serb në Gjilan
Lajme
Arrestohet një 16-vjeçar për kanosje me armë zjarri në Kaçanik
Arrestohet një 16-vjeçar për kanosje me armë zjarri në Kaçanik
Lajme

You Might Also Like

Aksident në Gjakovë: Lëndohen gjashtë persona, arrestohet i dyshuari
Lajme

Aksident në Gjakovë: Lëndohen gjashtë persona, arrestohet i dyshuari

August 21, 2026
Një grua në Lipjan, plagoset nga një plumb qorr
Lajme

Një grua në Lipjan, plagoset nga një plumb qorr

August 21, 2026
Petrol Company – më shumë se karburant, një përvojë e plotë në çdo ndalesë
Lajme

Petrol Company – më shumë se karburant, një përvojë e plotë në çdo ndalesë

August 21, 2026
‘Punëtorët i blejnë vetë’: Sindikata akuzon KEK’un për mungesë të pajisjeve mbrojtëse
Lajme

‘Punëtorët i blejnë vetë’: Sindikata akuzon KEK’un për mungesë të pajisjeve mbrojtëse

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?