Gjatë 24-orëve të fundit, në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), një person ka vdekur, ndërsa janë trajtuar 318 raste.
Sipas raportit 24-orësh të QKUK-së, numri më i madh i rasteve të trajtuara ka qenë në Emergjencën Internistike.
“Në totalin e rasteve të trajtuara;
96 në Emergjencën Internistike,
64 në Emergjencën Kirurgjike,
66 pacientë kanë marrë trajtim në Emergjencën Ortopedike.
Në mesin e shërbimeve të ofruara në sallën e vogël, janë trajtuar 24 pacientë, kryesisht për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve”, thuhet në raport.
Në raport bëhet e ditur se, për nga natyra e lëndimeve, 22 persona janë lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik, ndërsa është regjistruar edhe një rast i helmimit.
The post Një rast i vdekjes dhe 318 raste të trajtuara në QKUK gjatë 24-orëve të fundit appeared first on Gazeta Express.

