By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Suspendohet drejtori i shkollës në Gjakovë pasi pretendohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Suspendohet drejtori i shkollës në Gjakovë pasi pretendohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare
Lajme

Suspendohet drejtori i shkollës në Gjakovë pasi pretendohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare

Momenti
Published: May 20, 2026

Komuna e Gjakovës e ka suspenduar nga puna Nazmi Pnishin, drejtorin e Shkollës “Pjetër Bogdani” në Demjan të Gjakovës, pas raportimeve në media në të cilat pretendohet se ai e ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 17-vjeçare.

Suspendimin e Pnishit e ka konfirmuar për KALLXO, Hysen Brahimaj, drejtor i Arsimit në Gjakovë.

Your browser does not support the video tag.

Për këtë rast është aktivizuar edhe Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Gjakovë. Policia në Gjakovë ka kërkuar që të pyetet Prokuroria.

“Janë duke u ndërmarrë veprimet dhe verifikimet e nevojshme lidhur me këto informacione. Prokurori i Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme.” – thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Brahimaj ka thënë se e ka inicuar këtë rast në Komision Disiplinor të Komunës, i cili është mbledhur sot, më 20.05.2026.

“Është lëshuar vendimi për pezullim të punës deri në vendimin e Gjykatës, deri në vendimin e procedurave ligjore që do të ndërmerren nga ana e hetuesve” – tha Brahimaj përmes telefonit.

Ai tha se kanë pasur informacione më herët për këtë rast, por nuk kishin arritur të siguronin dëshmi.

Brahimaj e mohoi se ka biseduar personalisht me Pnishin.

Kurse, mediumi e ka telefonuar disa herë Pnishin, si dhe i ka dërguar pyetje me shkrim në lidhje me pretendimet, por deri në publikimin e lajmit, nuk ka kthyer përgjigje.

Redaksia ka pranuar një reagim nga ‘Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës’, në të cilin shprehen se e ndjekin me tronditje të thellë dhe indinjatë ekstreme këtë rast.

Drejtori i një shkolle në Gjakovë dyshohet se ngacmoi seksualisht një nxënëse, Gjini reagon pas thirrjes së Rrjetit të Prindërve

“Fakti që një individ i besuar për të drejtuar një tempull të dijes dërgon video intime dhe kërkon favore seksuale nga një fëmijë, duke e kryer këtë akt të turpshëm direkt nga zyra e drejtorit të shkollës, nuk është thjesht një thyerje e etikës profesionale, por një kambanë alarmi për sigurinë fizike dhe mendore të fëmijëve tanë.”- thuhet në reagimin e këtij Rrjeti.

“Të lejosh, të emërosh apo të mbrosh në pozita drejtuese apo si personel edukativ individë me karakteristika dhe sjellje pedofilie, është një skandal monumental. Por, mosmarrja e masave të menjëhershme për t’i izoluar këta individë nga fëmijët, e kthen shtetin në bashkëfajtor.”- kanë shtuar në reagim.

‘Rrjeti i Prindërve të Kosovës’ ka kërkuar me urgjencë absolute nga institucionet përgjegjëse ndjekje penale dhe shkarkim të menjëhershëm, Ministria e Arsimit të vendos “kutitë e ankesave” në çdo shkollë – ku nxënësit mund të raportojnë abuzimet në mënyrë anonime dhe të sigurt, krijimin e një platforme nacionale digjitale nga ana e Ministrisë, ku nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit mund të denoncojnë ngacmimet apo dhunën direkt në organet qendrore.

Si dhe, kanë kërkuar të merren hapa emergjentë për të evidentuar dhe parandaluar raste të tjera në të ardhmen përmes vlerësimeve periodike të stafit shkollor.

Ardian Gjini, kryetari i Komunës së Gjakovës e ka dënuar këtë rast.

Sipas Gjinit, siguria, dinjiteti dhe mbrojtja e fëmijëve janë vija të kuqe të pakontestueshme për institucionet e tyre, mbi të cilat shprehet se “nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë asnjë kompromis.”

“Në emër të Komunës së Gjakovës dhe në emrin tim personal, distancohem plotësisht dhe pa asnjë rezervë nga ky individ dhe çdo veprim i tij i turpshëm, i cili bie ndesh me moralin njerëzor dhe misionin e shenjtë të arsimit. Personi në fjalë është pezulluar menjëherë nga pozita e drejtorit të shkollës sipas procedurave ligjore në fuqi, ndërsa komuna ka ofruar dhe do të vazhdojë të ofrojë bashkëpunim të plotë e të pakushtëzuar për organet e rendit dhe prokurorinë me qëllim që ky rast të marrë dënimin maksimal ligjor”- ka shkruar Gjini në Facebook.

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë pretendoi se Pnishi nuk është thjesht drejtor shkolle, por edhe person me lidhje të afërta shoqërore me zyrtarë të Komunës së Gjakovës dhe kryetarin Gjini.

“Militant dhe person me lidhje të forta brenda AAK-së (Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës).”- thuhet në reagimin e LVV-së në Gjakovë, teksa kërkuan shkarkimin e Pnishit.

Pnishi më 22.01.2024 ishte shpallur “Drejtor i muajit” nga Drejtoria e Arsimit në Gjakovë, për performancën e arritur në shkollë.

Kurse, kryetari Gjini e ka mohuar se Pnishi ka qenë pjesë e strukturave të Aleancës që nga viti 2021.

“Kam kërkuar menjëherë konfirmimin zyrtar nga kryetari i Degës në Gjakovë, Flamur Fetahaj, për të siguruar se ky individ nuk ka asnjë lloj lidhjeje apo angazhimi me ne. Ky le të jetë një mesazh i prerë për secilin që tenton të keqpërdorë emrin dhe logon e Komunës apo të Aleancës për veprime të tilla të turpshme.”- ka shtuar Gjini.

Gjini ka siguruar qytetarët, prindërit dhe nxënësit se sistemi arsimor në Gjakovë do të mbetet një mjedis i sigurt për fëmijët, dhe sipas tij, kushdo që tenton ta cenojë këtë siguri do të përballet me forcën më të rreptë të ligjit dhe me largim të menjëhershëm nga institucionet tona.

You Might Also Like

Nëntë persona të lënduar nga aksidenti në Gjakovë, në vendngjarje policia, urgjenca e zjarrfikësit
Aksident në Korenicë të Gjakovës, dalin pamjet
Ish-deputeti serb letër Vuçiqit: Në hotelin e kushëririt tim që u rrënua ke fjetur, ai të besoi kur the “s’e dorëzojë Ujmanin”
​Familja në pritje të trupave të familjarëve që humbën jetën në aksidentin në Gjermani
Kriza në Ceuta, Spanja i jep Italisë dy ditë kohë për të hequr kontrollet kufitare ndaj udhëtarëve spanjollë

LEXO GJITHASHTU

I vuri zjarrin apartamentit për konkurrencë teksa brenda ndodheshin vëlla e motër, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë
I vuri zjarrin apartamentit për konkurrencë teksa brenda ndodheshin vëlla e motër, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë
TOP Momenti
Goditet një rast i tentim-kontrabandës në Qafë Prush, konfiskohen 504 produkte të padeklaruara
Goditet një rast i tentim-kontrabandës në Qafë Prush, konfiskohen 504 produkte të padeklaruara
TOP Momenti
Kallëzim penal ndaj një personi nga Koçani, i konfiskohen dy pushkë
Kallëzim penal ndaj një personi nga Koçani, i konfiskohen dy pushkë
TOP Momenti
Aksion për kultivimin e bimëve narkotike në Pukë, arrestohet një 55-vjeçar, procedohet kryeplaku i fshatit
Aksion për kultivimin e bimëve narkotike në Pukë, arrestohet një 55-vjeçar, procedohet kryeplaku i fshatit
Lajme
Jakshiq e quan tradhtar Vuçiqin
Jakshiq e quan tradhtar Vuçiqin
TOP Momenti

You Might Also Like

I akuzuari për vrasjen e shokut për borxh, në rigjykim për herë të tretë
Lajme

I akuzuari për vrasjen e shokut për borxh, në rigjykim për herë të tretë

August 7, 2026
Ramadani i bën thirrje VV-së të propozojë kryetarin e Kuvendit: Ndaleni sabotazhin ndaj shtetit
Lajme

Ramadani i bën thirrje VV-së të propozojë kryetarin e Kuvendit: Ndaleni sabotazhin ndaj shtetit

August 7, 2026
Policia spanjolle godet një nga rrjetet më të mëdha të kontrabandës së emigrantëve dhe drogës në Mesdhe
Lajme

Policia spanjolle godet një nga rrjetet më të mëdha të kontrabandës së emigrantëve dhe drogës në Mesdhe

August 7, 2026
Shqipëria ashpërsohen gjobat dhe masat për shkelësit në trafik
Lajme

Shqipëria ashpërsohen gjobat dhe masat për shkelësit në trafik

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?