By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sulmohet me AK-47 autobusi me udhëtarë në Pagarushë të Malishevës, arrestohet i dyshuari
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sulmohet me AK-47 autobusi me udhëtarë në Pagarushë të Malishevës, arrestohet i dyshuari
TOP Momenti

Sulmohet me AK-47 autobusi me udhëtarë në Pagarushë të Malishevës, arrestohet i dyshuari

Momenti
Published: June 11, 2026

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Pagarushë të Malishevës.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila ka bërë të ditur se njësitë policore kanë reaguar menjëherë pas pranimit të informacionit.

Your browser does not support the video tag.

“Rreth orës 12:10, është pranuar një informacion lidhur me një sulm me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Pagarushë të Malishevës, me ç’rast njësitë përkatëse policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Krasniqi për Telegrafin.

Sipas saj, si rezultat i veprimeve hetimore, personi i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar, ndërsa është sekuestruar edhe një armë e llojit AK-47.

Your browser does not support the video tag.

“Si rezultat, personi i dyshuar është arrestuar dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, është ndaluar për 48 orë, si dhe është sekuestruar një armë e llojit AK-47”, tha Krasniqi.

Ajo bëri të ditur se nga ky incident nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, ndërsa rasti është iniciuar si ‘Vrasje e rëndë në tentativë’ dhe aktualisht është në proces të hetimit”, shtoi zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. /Telegrafi/

You Might Also Like

Ylli i Fenerbahçes fjalë të mëdha për Muriqin: Do t’i shënojë mbi 20 gola
​250 vjet të Pavarësisë së SHBA-së, Prattipati: Amerika qëndron përkrah Kosovës
Normalizohen marrëdhëniet mes Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe
Detajet e fundit: Pse u vra imami i fshatit Zlipotok?
Dita e 31-të: Qytetarët mbi 12 orë protestë, pas Kuvendit tensione edhe përpara Kryeministrisë

You Might Also Like

Tahiri: Presidenti duhet të zgjidhet me konsensus, PDK nuk i nënshtrohet LVV-së
TOP Momenti

Tahiri: Presidenti duhet të zgjidhet me konsensus, PDK nuk i nënshtrohet LVV-së

June 30, 2026
KPK-ja prezanton progresin e reformave prokuroriale para delegacionit të BE-së
TOP Momenti

KPK-ja prezanton progresin e reformave prokuroriale para delegacionit të BE-së

June 30, 2026
Mesazhe nacionaliste nga Beogradi: Xhandarmëria serbe këndon për Kosovën para Vuçiqit
TOP Momenti

Mesazhe nacionaliste nga Beogradi: Xhandarmëria serbe këndon për Kosovën para Vuçiqit

June 30, 2026
Tragjedi në Pakistan: Shembet çatia e një qendre mësimi, vdesin 14 fëmijë
TOP Momenti

Tragjedi në Pakistan: Shembet çatia e një qendre mësimi, vdesin 14 fëmijë

June 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?