By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​250 vjet të Pavarësisë së SHBA-së, Prattipati: Amerika qëndron përkrah Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​250 vjet të Pavarësisë së SHBA-së, Prattipati: Amerika qëndron përkrah Kosovës
TOP Momenti

​250 vjet të Pavarësisë së SHBA-së, Prattipati: Amerika qëndron përkrah Kosovës

Momenti
Published: June 30, 2026

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, tha sonte në një ngjarje për nder të 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, se ne e kuptojmë se historia e Amerikës nuk shkruhet vetëm brenda vendit, por edhe në miqësitë dhe partneritetet që kemi ndërtuar në mbarë botën, duke veçuar marrëdhënien me Kosovën.

Ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Kosovës dhe se Kosova gjithmonë ka qëndruar përkrah Shteteve të Bashkuara.

Your browser does not support the video tag.

“Pak miqësi e pasqyrojnë këtë frymë më mirë se ajo e ndërtuar mes Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Një marrëdhënie e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, respekt të ndërsjellë dhe besim të përbashkët në një të ardhme të përcaktuar nga mundësitë dhe siguria…

Historia jonë na ka lidhur me kombe me mendësi të ngjashme, që ndajnë të njëjtat synime dhe parime. Kosova gjithmonë ka qëndruar përkrah Shteteve të Bashkuara, duke mbështetur prioritetet tona, duke kontribuar në forcën ndërkombëtare të stabilizimit, në Bordin e Paqes, dhe duke investuar në arsim e teknologji.

Po ashtu, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Kosovës. Ne qëndrojmë me Kosovën në përpjekjet e saj për të ndërtuar institucione të forta demokratike. Ne qëndrojmë me Kosovën teksa punon për të krijuar një ekonomi të begatë që tërheq investime dhe zgjeron mundësitë për të gjithë qytetarët e saj.

Dhe presim me kënaqësi forcimin e partneritetit tonë, përfshirë rritjen e tregtisë që çon përpara prosperitetin e përbashkët. Sepse një Kosovë stabile, demokratike dhe e begatë nuk është e mirë vetëm për popullin e Kosovës; është e mirë për Evropën dhe për botën.

Investimi juaj në programin Fulbright, përkushtimi juaj ndaj inovacionit dhe roli juaj si eksportues i sigurisë tregojnë se Kosova nuk është vetëm partnere, por edhe lidere e ardhshme në rajon. Teksa Kosova vazhdon të zhvillohet dhe të thellojë integrimin e saj në komunitetin ndërkombëtar, mundësitë për bashkëpunim — veçanërisht në mbrojtje, tregti, investime ekonomike dhe energji — janë të pakufizuara”, tha Prattipati.

Me këtë rast, u prezantua zyrtarisht SideRunner, një automjet tokësor pa pilot (UGV), i avancuar me përdorim të dyfishtë dhe u shpall fillimi i prodhimit të tij në Kosovë.

SideRunner është rezultat i një partneriteti strategjik ndërmjet Stridar Inc. në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Stridar Kosovo LLC, duke bashkuar inovacionin amerikan me aftësitë inxhinierike dhe prodhuese të Kosovës.

Në kuadër të këtij partneriteti, Kosova do të ketë një rol qendror në prodhimin dhe eksportin e platformës SideRunner për klientë në Evropë, Shtetet e Bashkuara, Lindjen e Mesme dhe tregje të tjera ndërkombëtare.

You Might Also Like

LAMM: Deri në 45 minuta pritje në vendkalimin kufitar Tabanoc
Bekim Sejdiu në garë për president? Kurti e Abdixhiku raportohet se janë pajtuar në parim për emrin
Arrestohet një shtetas i huaj në Prishtinë, dyshohet se kërcënoi një person me mjet të mprehtë
Raportohet i zhdukur një person në Prizren
Ndërron jetë në QKUK një person, ishte lënduar javë më parë në një aksident në Klinë

LEXO GJITHASHTU

Burri në Gjakovë dyshohet se me dhunë ia mori fëmijën bashkëshortes
Burri në Gjakovë dyshohet se me dhunë ia mori fëmijën bashkëshortes
Lajme
Një i vdekur e disa të plagosur pas të shtënave në një party rave në Zvicër
Një i vdekur e disa të plagosur pas të shtënave në një party rave në Zvicër
Lajme
Një ‘makine e re e zbulimeve’ e NASA-s po lëshohet për ta zbërthyer universin e padukshëm
Një ‘makine e re e zbulimeve’ e NASA-s po lëshohet për ta zbërthyer universin e padukshëm
Lajme
Një tërmet i fortë u ndje pas mesnate në Shqipëri
Një tërmet i fortë u ndje pas mesnate në Shqipëri
Lajme
Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh
Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh
Lajme

You Might Also Like

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se sulmoi fizikisht vëllanë dhe kunatën
TOP Momenti

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se sulmoi fizikisht vëllanë dhe kunatën

August 30, 2026
Gjendet pa shenja jete një person në Dragash, trupi dërgohet për obduksion
TOP Momenti

Gjendet pa shenja jete një person në Dragash, trupi dërgohet për obduksion

August 30, 2026
Tërmet i fortë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Himarës
TOP Momenti

Tërmet i fortë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Himarës

August 30, 2026
Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se ka dhunuar një të mitur
TOP Momenti

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se ka dhunuar një të mitur

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?