By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Studim në “Nature”: ADN-ja antike zbulon vazhdimësinë mijëravjeçare të shqiptarëve në Ballkan
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Studim në “Nature”: ADN-ja antike zbulon vazhdimësinë mijëravjeçare të shqiptarëve në Ballkan
Lajme

Studim në “Nature”: ADN-ja antike zbulon vazhdimësinë mijëravjeçare të shqiptarëve në Ballkan

Momenti
Published: May 22, 2026

Një studim i ri gjenetik është botuar në revistën ” Nature Human Behaviour “, duke ofruar pamjen më të qartë të origjinës së shqiptarëve, duke zbuluar rrënjë të thella në Ballkan dhe një nivel të pazakontë vazhdimësie nga Epoka e Bronzit deri në ditët e sotme.

Një ekip ndërkombëtar studiuesish nga Universiteti i Oksfordit, Universiteti i Tel Avivit dhe Universiteti Shtetëror i Ohajos, ka analizuar mbi 6,000 gjenome të lashta nga Ballkani dhe Euroazia Perëndimore, si dhe 74 gjenome të reja nga shqiptarët e ditëve të sotme.

Your browser does not support the video tag.

Studiuesit përdorën metoda të përparuara statistikore, duke përfshirë teknikën e “identitetit të lashtë sipas prejardhjes” (ancIBD), e cila identifikon segmentet e ADN-së të trashëguara nga paraardhësit e përbashkët.

Rezultatet tregojnë se, “ndërsa pjesa më e madhe e Evropës Juglindore u riformësua nga migrimet në shkallë të gjerë gjatë Antikitetit të Vonë dhe Mesjetës së Hershme, paraardhësit e shqiptarëve të sotëm mbetën relativisht të paprekur.

Your browser does not support the video tag.

Terreni malor duket se ka shërbyer si një strehë afatgjatë, duke ruajtur lidhjet gjenetike me popullatat e lashta të Ballkanit perëndimor dhe qendror nga periudhat e Epokës së Hekurit dhe Romake.”

Dr. Leonidas-Romanos Davranoglou, një studiues në Muzeun e Historisë Natyrore të Universitetit të Oksfordit, se shqiptarët përfaqësojnë një nga shembujt më të qartë të vazhdimësisë gjenetike afatgjatë në Ballkan.

“Rezultatet tona tregojnë se shqiptarët përfaqësojnë një nga shembujt më të qartë të vazhdimësisë gjenetike afatgjatë në Ballkan. Pavarësisht trazirave të mëdha historike, ata ruajtën lidhje të forta me popullatat e lashta që jetuan në këtë rajon mijëra vjet më parë.”

Kjo vazhdimësi reflektohet edhe në modelet demografike.

Analizat gjenetike të madhësisë historike të popullsisë tregojnë se shqiptarët rrjedhin nga një popullsi stërgjyshore relativisht e vogël dhe kohezive, në përputhje me izolimin e zgjatur dhe rrjedhën e kufizuar të gjeneve nga jashtë gjatë shekujve.

Bashkautori Dr. Alban Lauka theksoi se ky lloj sinjali gjenetik tregon një popullatë që ka mbetur relativisht e qëndrueshme për periudha të gjata, edhe pse rajonet përreth kanë përjetuar ndryshime të mëdha demografike.

Ndërkaq, bashkautori Gjergj Bojaxhi shtoi se ky është një zbulim kyç për historinë e Shqipërisë.

Ai tregon se komunitetet e lidhura ngushtë me shqiptarët e sotëm ishin tashmë të pranishme në Shqipërinë jugore shumë kohë përpara se të dokumentoheshin historikisht.

Revista Nature është një nga dy revistat më prestigjioze në botë në fushën e Antropologjisë, dhe artikulli u botua pasi kaloi një vlerësim tekniko-shkencor nga bordi editorial i revistës.

Botimi ka disa bashkautorë nga Shqipëria (Roots Project, Akademia e Shkencave dhe Instituti i Albanologjisë), si dhe bashkautorë nga vende si Greqia, Hungaria, Polonia dhe SHBA-ja.

Artikulli përdori bazën më të madhe të të dhënave të popullsisë moderne shqiptare (Shqipëria, Kosova/Presheva, Maqedonia, Mali i Zi, Çamëria) me teste të kryera në laboratorë në Gjermani, Itali dhe SHBA.

Edhe brenda territorit të Shqipërisë, mostra e rezultateve përmban rezultate nga çdo rajon i vendit./Telegrafi

The post Studim në “Nature”: ADN-ja antike zbulon vazhdimësinë mijëravjeçare të shqiptarëve në Ballkan appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Pishinat jofunksionale të QKUK-së, themelohet Komisioni për vlerësimin e kushteve teknike
Hallkat elektronike, disa të dyshuar dëmtuan e i heqen ato
Serbët pretenduan se polici i Kosovës u soll keq me një fëmijë në Gazimestan, videoja tregon të kundërtën
Mbi 3,000 të lënduar nga dy tërmetet në Venezuelë
Propaganda serbe përdori një fëmijë për dezinformim, videoja e demanton; Kuçi: Kopje e regjimeve gjenocidale

You Might Also Like

Vala rekord e të nxehtit trondit Evropën, Franca paralajmëron rritje të numrit të viktimave
Lajme

Vala rekord e të nxehtit trondit Evropën, Franca paralajmëron rritje të numrit të viktimave

June 29, 2026
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria përballen me ditët më të nxehta në histori
Lajme

Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria përballen me ditët më të nxehta në histori

June 29, 2026
Vdesin tragjikisht babë e bir nga fshati Maznik i Deçanit, lajmi kumtohet nga kryetari i komunës
Lajme

Vdesin tragjikisht babë e bir nga fshati Maznik i Deçanit, lajmi kumtohet nga kryetari i komunës

June 29, 2026
Babë e bir humbin jetën në Deçan, dyshohet nga kontakti me rrymën gjatë larjes së veturës
Lajme

Babë e bir humbin jetën në Deçan, dyshohet nga kontakti me rrymën gjatë larjes së veturës

June 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?