By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Steinmeier: Jo ideologjisë etniko-nacionaliste
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Steinmeier: Jo ideologjisë etniko-nacionaliste
Lajme

Steinmeier: Jo ideologjisë etniko-nacionaliste

Momenti
Published: August 26, 2026

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, paralajmëroi ndaj një rikthimi te mendësia etniko-nacionaliste dhe tha se Gjermania ka nevojë për emigracionin.

Pak para zgjedhjeve për parlamentet e landeve në Saksoni-Anhalt, Berlin dhe Meklenburg-Pomerani, Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, u shpreh kundër përjashtimit dhe diskriminimit të njerëzve që kanë emigruar në Gjermani, ose me prejardhje jo gjermane. Gjermania u përket “të gjithë atyre që jetojnë ligjërisht këtu”, tha ai në Berlin.

Your browser does not support the video tag.

Kemi nevojë për emigracionin

Presidenti gjerman paralajmëroi ndaj një rikthimi te mendësia etniko-nacionaliste. Gjermania duhet të jetë një vend “që i thotë jo kujtdo që zhvillon fantazi për izolim etnik”, tha Steinmeier në Berlin. “Ne si vend kemi nevojë për emigracionin nëse duam që vendi ynë të funksionojë” – tha Steinmeier.         

„Nuk ka qytetarë të klasit të parë apo të dytë”, theksoi ai. „Populli gjerman”, në kuptimin e Kushtetutës, „përfshin edhe gjermanët që i janë shtuar këtij vendi”, tha Presidenti gjerman.

Kushtetuta nuk njeh „gjermanë biologjikë”

Kushtetuta nuk njeh ndonjë bashkësi popullore të bazuar te gjaku i përbashkët dhe as privilegje në bazë të shtetësisë për të ashtuquajturit „gjermanë biologjikë”. Nuk është vetëm prejardhja e gjyshërve ajo që na bën gjermanë, dhe as gjaku që rrjedh në venat tona, tha Steinmeier.

„Është shtetësia, pavarësisht nëse është fituar përmes lindjes apo përmes natyralizimit. Është gjuha që ndajmë së bashku. Është dëshira për të jetuar së bashku në paqe dhe në liri. Është Kushtetuta që përbën bazën e vendit ku jetojmë”, tha Steinmeier.

Të flasim hapur për problemet

Presidenti Steinmeier nuk e përmendi me emër partinë Alternativa për Gjermaninë, AfD. Megjithatë deklaratat e tij mund të kuptoheshin si një kritikë e qartë ndaj kundërshtimit të kësaj partie ndaj migracionit. Gjermania nuk duhet të humbasë veten duke ndjekur parimin „ne kundër atyre”, tha Presidenti. Megjithatë është e nevojshme që problemet të trajtohen hapur, të merren parasysh frikërat dhe të kërkohen zgjidhje “me zemër të hapur dhe qëndrim të qartë”.

Gjermania ka nevojë për migracionin për të funksionuar “kjo vlen për spitalet, shtëpitë e të moshuarve dhe institucionet e kujdesit shëndetësor, dhe tashmë vlen edhe për fusha shumë të mëdha të ekonomisë private”.

Migracioni kërkon energji

Steinmeier pranoi se migracioni kërkon forcë dhe energji si nga qytetarët që kanë jetuar prej kohësh në Gjermani edhe prej komunave. Por, nga ana tjetër, sipas Steinmeier migracioni u jep atyre edhe forcë dhe mundësi të reja, për shembull kur kompanitë vendore gjejnë punonjës dhe punëtorë të mirë, ose kur vijnë inxhinierë për të cilët Gjermania ka nevojë. /DW

The post Steinmeier: Jo ideologjisë etniko-nacionaliste appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Bitcoin ‘shpërthen’, por çfarë fshihet pas rritjes së papritur
Tragjedi në Pakistan, të paktën 13 fëmijë humbin jetën nga zjarri në spital
Nuk ndalet rënia e Euros, arrin minimum të ri historik pranë 92.4 lekëve
Riparimi i vagonëve në Serbi, Rrahmani ngre dyshime serioze për korrupsion: Dokumentet tregojnë se u keqpërdor buxheti
Gërvalla mbledh institucionet përgjegjëse pas vrasjes së gruas shtatzënë në Malishevë

LEXO GJITHASHTU

Komuna e Pehçevës hedh poshtë iniciativën për ndërtimin e një qendre të të dhënave
Komuna e Pehçevës hedh poshtë iniciativën për ndërtimin e një qendre të të dhënave
TOP Momenti
Shahini: Kosova e varur nga importet, deficiti tregtar për këtë vit mund të arrijë deri në 6.6 miliardë euro
Shahini: Kosova e varur nga importet, deficiti tregtar për këtë vit mund të arrijë deri në 6.6 miliardë euro
Lajme
50% të grupeve ushqimore Shqipëria i paguan më shtrenjtë se Europa, rekord dhe në rajon
50% të grupeve ushqimore Shqipëria i paguan më shtrenjtë se Europa, rekord dhe në rajon
Lajme
Irani dhe Omani propozojnë marrëveshje të përkohshme për Ngushticën e Hormuzit, thonë zyrtarët
Irani dhe Omani propozojnë marrëveshje të përkohshme për Ngushticën e Hormuzit, thonë zyrtarët
Lajme
Sadiku: Kurti ka për qëllim ta dërgojë vendin në zgjedhje
Sadiku: Kurti ka për qëllim ta dërgojë vendin në zgjedhje
Lajme

You Might Also Like

Pikat kufitare pa kolona të gjata, pritjet në Merdarë deri në 30 minuta
Lajme

Pikat kufitare pa kolona të gjata, pritjet në Merdarë deri në 30 minuta

August 26, 2026
A po i mbyll Amerika dyert? Trump pezullon afatet e vizave në të gjithë botën
Lajme

A po i mbyll Amerika dyert? Trump pezullon afatet e vizave në të gjithë botën

August 26, 2026
Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë
Lajme

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë

August 26, 2026
PDK bashkë me asamblistë, drejtorë e aktivistë nga komuna e Mitrovicës bllokojnë hyrjen e Qeverisë
Lajme

PDK bashkë me asamblistë, drejtorë e aktivistë nga komuna e Mitrovicës bllokojnë hyrjen e Qeverisë

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?