Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka ngritur dyshime serioze për korrupsion në tenderin për dërgimin e vagonëve të Kosovës për riparim në Serbi.
Përmes një video të postuar në profilin e tij në Facebook, ai ka thënë në këtë tender ka sinjale të qarta për korrupsion.
Ai ka bërë me dije se dokumentet që i ka siguruar tregojnë që është keqpërdorur buxheti i Kosovës.
“Se vagonët kanë shkuar në Serbi tashmë është pranuar prej të gjithëve dhe është faktuar. Ka qenë në dijeni edhe kryeministri Albin Kurti. Në këtë tender ka sinjale të qarta korruptive për shkak që se dokumentet të cilat i kemi siguruara tregojnë që është keqpërdorur buxheti i Republikës së Kosovës. Punët që kanë mundur të kryhen në vendin tonë janë shku në Serbi”, ka thënë ai.
The post Riparimi i vagonëve në Serbi, Rrahmani ngre dyshime serioze për korrupsion: Dokumentet tregojnë se u keqpërdor buxheti appeared first on Gazeta Express.

