By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Startup-et e Uzbekistanit mund t’ia japin ShBA-së një avantazh në Azinë Qendrore
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Startup-et e Uzbekistanit mund t’ia japin ShBA-së një avantazh në Azinë Qendrore
TOP Momenti

Startup-et e Uzbekistanit mund t’ia japin ShBA-së një avantazh në Azinë Qendrore

Momenti
Published: September 3, 2026

Nga: Bruno S. Sergi / Newsweek
Përkthimi: Telegrafi.com

Disa vjet më parë, do të dukej e pabesueshme ideja e një kompanie teknologjike uzbeke me vlerë prej një miliard dollarësh. Sot investitorët janë në kërkim të Uzum-it të radhës – ekosistemit më të madh digjital të Uzbekistanit. Ai po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje, me qindra startape [startup] në fushat e teknologjisë financiare, tregtisë elektronike, logjistikës, inteligjencës artificiale dhe shërbimeve digjitale.

Your browser does not support the video tag.

Pikërisht për këtë arsye, Uzbekistani ka rëndësi. Nëse ShBA-ja dëshiron që Azia Qendrore të jetë në orbitën e saj dhe jo e lidhur ngushtë me teknologjinë ruse të mbikëqyrjes, modelet kineze të inteligjencës artificiale dhe përpunimin e mineraleve të saj kritike, asaj i duhet një histori suksesi që nuk ndërtohet mbi sanksione apo presion, por mbi tregti.

Rritja e Uzum-it në një vlerësim (para investimit) prej 2,3 miliardë dollarësh në mars 2026, e mbështetur prej entiteteve sovrane të Omanit, është shembulli më i qartë. Kompanitë që shënojnë përparime të mëdha priren t’i ndryshojnë pritshmëritë e investitorëve, ndërsa këta kërkojnë historinë e radhës të suksesit. Sipërmarrësit fitojnë një shembull vendor se si mund të duket rritja e shkallëzuar.

IT Park Uzbekistan po shfaqet si një qendër teknologjike në lulëzim e sipër, me rritjen që po përhapet nëpër rajonet e vendit. Po krijojnë veprimtari firmat e orientuara kah eksporti, kompanitë e huaja dhe ofruesit e shërbimeve teknologjike.

Ekosistemi tashmë po jep rezultate konkrete. Pasi shënoi një nga ritmet më të shpejta të rritjes ndër tregjet në zhvillim, Uzbekistani u përfshi në vitin 2025 në 100 ekosistemet kryesore globale të startapeve të StartupBlink-ut, duke u renditur në vendin e 98-të në botë. Në vitin 2026, ai u shpall Vendi i Vitit, me një rritje prej 227.3 për qind – më e shpejta në nivel global. Tashkenti u bë gjithashtu qyteti me rritjen më të shpejtë të startapeve në Azinë Qendrore, me një rritje prej 132 për qind.

IT Park Uzbekistan është bërë një platformë e rëndësishme për eksportet e teknologjisë, duke tërhequr kompani nga ShBA-ja, Japonia, Kanadaja, Evropa, Azia Lindore, Arabia Saudite, Zvicra, Norvegjia dhe Gjiri. Ai tani numëron më shumë se 2 800 kompani anëtare, përfshirë 752 me investime të huaja të cilat eksportojnë në 90 vende. Në vetëm dy muaj – mars dhe prill 2025 – IT Park shtoi 132 kompani të reja të orientuara drejt eksportit, përfshirë 56 me kapital të huaj, me eksporte të parashikuara për vitin e parë që tejkalojnë 30 milionë dollarë dhe më shumë se 1 600 vende pune të planifikuara – më shumë se dy firma të reja çdo ditë.

IT Park tashmë strehon firmat amerikane si EPAM, First Line dhe dhjetëra startape të regjistruara në Delauer të cilat eksportojnë në 90 vende. Kjo është diplomacia teknologjike amerikane që siguron pikëmbështetje tregtare të cilën Kina nuk mund ta zëvendësojë lehtësisht.

Tregu i kapitalit sipërmarrës të vendit u rrit nga 69.5 milionë dollarë në vitin 2024 në 329 milionë dollarë në vitin 2025, nxitur nga UzVC, IT Park Ventures dhe fondet e reja vendore dhe ndërkombëtare. Investitorët po favorizojnë gjithnjë e më shumë mbështetjen për kompanitë në fazën e rritjes, në vend që të përqendrohen vetëm në financimin para fazës fillestare.

Përtej Uzum-it, kompanitë e tjera kanë treguar se shërbimet financiare digjitale mund të zgjerohen në mënyrë efektive. Startapet në disa sektorë po gjejnë gjithnjë e më shumë klientë. Firmat nuk po veprojnë më të izoluara. Në Azinë Qendrore po shfaqen fonde më të mëdha të kapitalit sipërmarrës – një përfshirje e huaj dhe një numër në rritje themeluesish të aftë për të ndërtuar biznese konkurruese në nivel global.

Për Uashingtonin, rëndësia shkon shumë përtej një kompanie të vetme junikorn [unicorn – kompani e re private, startap, që arrin një vlerësim tregtar prej më shumë se një miliard dollarësh.]. Siç raportoi së fundmi Eurasianet, nuk po jep rezultat përpjekja e ShBA-së për t’i bërë presion shteteve të Azisë Qendrore lidhur me zhvillimin e inteligjencës artificiale. Uashingtoni nisi Pax Silica-n në fund të vitit 2025 për të siguruar zinxhirë të besueshëm furnizimi për inteligjencën artificiale, gjysmëpërçuesit dhe mineralet kritike. Pekini u kundërpërgjigj me Organizatën e vet Botërore për Bashkëpunim në Inteligjencën Artificiale (WAICO). Kazakistani tashmë u është bashkuar të dyjave dhe Departamenti i Shtetit tani po harton një letër që paralajmëron partnerët se “të jesh pjesë e gjithçkaje do të thotë të mos jesh pjesë e asgjëje”. Investitorët do të vazhdojnë të shqyrtojnë parashikueshmërinë rregullatore, qeverisjen e korporatave dhe mundësitë e besueshme të daljes nga investimi. Sfidat vazhdojnë, por këto çështje janë të zakonshme edhe gjetkë në Azinë Qendrore; tani Uzbekistani ka filluar të japë rezultate të mjaftueshme për t’i justifikuar këto pyetje.

Uzbekistani nuk është i vetmi që po ndjek këtë strategji në Azinë Qendrore. Astana Hub i Kazakistanit dhe iniciativat e tjera rajonale po konkurrojnë për të tërhequr kompani teknologjike, themelues dhe investime.

Rëndësia e ngritjes së Uzum-it nuk qëndron thjesht në faktin se Uzbekistani ka nxjerrë një kompani junikorn. Ajo qëndron në faktin se investitorët tani kanë një shembull konkret të një kompanie teknologjike të Azisë Qendrore që ka arritur një shkallë të gjerë veprimi. Nëse të tjerët do ta ndjekin, mbetet e pasigurt. Por, tema e bisedës tashmë ka ndryshuar.

Nëse ShBA-ja s’i mban kompanitë e tilla në sferën e saj të ndikimit përmes kapitalit dhe qasjes në treg, Kina dhe Rusia do ta bëjnë këtë përmes kredive të lira dhe teknologjisë së mbikëqyrjes. Rëndësia e vërtetë e Uzum-it nuk është se Uzbekistani nxori një kompani junikorn. Qëndron në faktin se një rajon i tërë papritmas po duket i përshtatshëm për investime. Kapitulli i ardhshëm i konkurrencës me Kinën dhe Rusinë mund të mos shkruhet në baza ushtarake apo komunikata diplomatike, por në inkubatorë startapesh, fonde të kapitalit sipërmarrës dhe rreshta me kode.

Disa vjet më parë, pyetja ishte nëse Uzbekistani mund të nxirrte një kompani junikorn. Sot, pyetja është: kush do t’i financojë 10 të ardhshmet? /Telegrafi/

You Might Also Like

Kurti: Marrëveshja politike ka marrë ‘goditje të rëndë’, por nuk është zhvlerësuar
Kallëzim penal ndaj gjashtë personave fizikë dhe tre personave juridikë, përvetësuan mbi 2 milionë euro
Rama: “Pasqyrë Albania” për të gjithë shtetin, të përfshihen edhe pushteti legjislativ dhe gjyqësori
Arrestohet i mituri në Istog nën dyshimin për dhunim
Gjermania po i mat varësitë ndaj Kinës, Blakçori: Këtë duhet ta bëjë edhe Kosova

LEXO GJITHASHTU

Gruda: Vitin e kaluar s’i kishin votat por propozonin çdo 24 orë, sot i kanë por s’vijnë – vetëm për ta bllokuar Kosovën
Gruda: Vitin e kaluar s’i kishin votat por propozonin çdo 24 orë, sot i kanë por s’vijnë – vetëm për ta bllokuar Kosovën
Lajme
Agron Shehajt i bllokohet faqja në Instagram, partia e tij e lidh me aktivitetin e tij në mbështetje të protestës
Agron Shehajt i bllokohet faqja në Instagram, partia e tij e lidh me aktivitetin e tij në mbështetje të protestës
Lajme
19 të ndaluar dhe 35 aktakuza vetëm në 24 orët e fundit
19 të ndaluar dhe 35 aktakuza vetëm në 24 orët e fundit
Lajme
OKB ngre alarmin për El Niño-n “ekstrem”: Mund të jetë më i fuqishmi në 70 vjet – si pritet ta ndikojë motin në botë
OKB ngre alarmin për El Niño-n “ekstrem”: Mund të jetë më i fuqishmi në 70 vjet – si pritet ta ndikojë motin në botë
Lajme
Tragjike në Viti: Aksidenti i merr jetën të riut Aron Pira, Haliti i shpreh ngushëllime familjes
Tragjike në Viti: Aksidenti i merr jetën të riut Aron Pira, Haliti i shpreh ngushëllime familjes
Lajme

You Might Also Like

Mihaillov: Në Maqedoni u dënova pa prova, donin të më merrnin biznesin tim
TOP Momenti

Mihaillov: Në Maqedoni u dënova pa prova, donin të më merrnin biznesin tim

September 3, 2026
Rama tregon tre plagët që i kushtojnë shtetit dhe qytetarit: Reforma do t’i kurojë
TOP Momenti

Rama tregon tre plagët që i kushtojnë shtetit dhe qytetarit: Reforma do t’i kurojë

September 3, 2026
Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren, rasti po hetohet
TOP Momenti

Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren, rasti po hetohet

September 3, 2026
Studentë të Fakultetit Filozofik të UP-së i dhuruan Ramës plisin me simbolin e UÇK-së, çka u tha kryeministri në takim?
TOP Momenti

Studentë të Fakultetit Filozofik të UP-së i dhuruan Ramës plisin me simbolin e UÇK-së, çka u tha kryeministri në takim?

September 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?