By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rama: “Pasqyrë Albania” për të gjithë shtetin, të përfshihen edhe pushteti legjislativ dhe gjyqësori
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rama: “Pasqyrë Albania” për të gjithë shtetin, të përfshihen edhe pushteti legjislativ dhe gjyqësori
TOP Momenti

Rama: “Pasqyrë Albania” për të gjithë shtetin, të përfshihen edhe pushteti legjislativ dhe gjyqësori

Momenti
Published: September 3, 2026

Rama: “Pasqyrë Albania” për të gjithë shtetin, të përfshihen edhe pushteti legjislativ dhe gjyqësori

Nga mbledhja e grupit të PS, kryeministri Edi Rama u ndal te platforma “Pasqyrë Albania”, e cila synon të ndjekë në kohë reale problemet e qytetarëve dhe t’u japë zgjidhje brenda dy javësh.

Your browser does not support the video tag.

Rama tha se, përveç qeverisë, pjesë e saj do të ishte mirë të bëheshin edhe pushteti legjislativ dhe ai gjyqësor, por theksoi se kjo është tërësisht vendimmarrje e tyre.

“Pasqyrë Albania është hapësirë e re ku, falë teknologjisë dhe mundësisë së jashtëzakonshme që na jep në këtë fazë të zhvillimit tonë IA, mund të bashkëjetojnë e gjithë qenia publike e shtetit dhe e drejta e plotë e çdo qytetari për të kontrolluar shtetin e vet, për ta pyetur shtetin dhe për të kërkuar mbështetje nga shteti. Do të jetë hapësirë ku qeveria do të jetë tërësisht aty, por patjetër që e mira e do që te Pasqyrë Albania të jenë edhe dy pushtete të tjera, pushteti legjislativ dhe gjyqësor, por kjo është vendimmarrje e tyre”, tha Rama, raporton euronews.al.

Pasqyrë Albania do të jetë një sistem ku qytetari mund të mbikëqyrë shtetin, tha kryeministri Rama në mbledhjen me ministrat dhe grupin e PS. Në këtë platformë, ai do të gjejë çdo dokument të nevojshëm për të mësuar gjithçka dëshiron të dijë mbi punët publike.

Sipas Ramës, kjo shmang dezinformimin e qytetarit dhe çdokush i përfshirë ekspozohet në (pa)përgjegjshmërinë e tij.

“Pasqyrë Albania është një kontratë kushtetuese e qytetarit me shtetin, ku ai nuk gjen vetëm çfarë tha qeveria sot, madje s’e gjen fare, por gjen çfarë po bën qeveria në emrin tim, pse qeveria po bën këtë apo atë, kush e ka në dorë këtë apo atë çështje që mua më intereson, mbi cilin dokument unë mund të provoj apo konsultoj këtë që më thuhet se do të bëhet, ku gjendet sot ecuria e procesit (për çdo proces).

Një qytetar sot nuk mund të fajësohet pse bie pre e dezinformimit lidhur me punët publike, sepse nuk e ka mundësinë që t’i referohet drejtpërdrejt kantierit, shërbimit përkatës. Pasqyrë Albania do të jetë vendi ku qytetari mund t’i referohet vetë çdo gjëje që po bëhet me taksat e tij.

Nëse një portal mediatik i thotë që rruga u shemb sepse u gërrye baza përtej asaj që duhej dhe u bë një krim, qytetari nuk mund të fajësohet për këtë dhe as nuk mund të pritet që të ndërrojë mendim duke bërë nga ana e vet institucioni apo qeveria një komunikatë apo konferencë për shtyp.

Qytetari duhet të ketë mundësinë që të gjejë me dokumente, me procesverbale çfarë ndodhi realisht dhe çfarë po ndodh. Kjo e ndryshon plotësisht pozitën e qytetarit nga një viktimë potenciale e informacionit te një mbikëqyrës i shtetit, por te Pasqyra mund të gjejë të gjithë bazën faktike, dokumentare, shifrën, provën, procesverbalin, mendimin e ekspertit, arsyet e vonesës dhe të gjithë personat përgjegjës lidhur me çfarë nuk shkon, janë nën dritën e diellit.

Ose janë të larë sepse nuk lidhet me përgjegjësinë e tyre të drejtpërdrejtë rrëshqitja e një kodre, ose janë aty të pajustifikueshëm me deklarata apo postime të rastit”, tha Rama.

You Might Also Like

Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit me 75 vota
LSDM: Statistikat ekonomike të Mickoskit nuk janë realitet, qytetarët përballen me krizë financiare dhe paga të ulëta
PDK shkresë zyrtare Haxhiut – pezullon kandidaturën e Çitakut për nënkryetare (Dokument)
LVV ndryshoi qëndrim për Çitakun e Shalën, Kryeziu-Hyseni tregon arsyen
PDK del me sqarim: Nuk do të marrim pjesë në seancat e Kuvendit, fjalën tani duhet ta thotë Kushtetuesja

LEXO GJITHASHTU

Vetëvendosje ia voton Listës Srpska nënkryetaren e Kuvendit, zgjedhet Tanja Vujoviq
Vetëvendosje ia voton Listës Srpska nënkryetaren e Kuvendit, zgjedhet Tanja Vujoviq
Lajme
Albulena Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin pa nënkryetarin nga PDK-ja
Albulena Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin pa nënkryetarin nga PDK-ja
Lajme
Slavko e Igor Simiq dhe Liliana Stefanoviq s’i marrin votat për nënkryetar të Kuvendit
Slavko e Igor Simiq dhe Liliana Stefanoviq s’i marrin votat për nënkryetar të Kuvendit
Lajme
Kujtim Shala merr votat e nevojshme për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës
Kujtim Shala merr votat e nevojshme për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës
Lajme
LVV e vazhdon seancën konstituive me qëndrime të reja, mungon PDK-ja dhe Aleanca
LVV e vazhdon seancën konstituive me qëndrime të reja, mungon PDK-ja dhe Aleanca
Lajme

You Might Also Like

Gjini: 27 dhjetori u arrit si afat, tani le të shihet kush i frikësohet zgjedhjeve
TOP Momenti

Gjini: 27 dhjetori u arrit si afat, tani le të shihet kush i frikësohet zgjedhjeve

September 13, 2026
PDK bojkoton seancën e sotme, do ti drejtohet Kushtetueses
TOP Momenti

PDK bojkoton seancën e sotme, do ti drejtohet Kushtetueses

September 13, 2026
Deputetë të të gjitha partive morën pjesë në “Marshin për Liri”
TOP Momenti

Deputetë të të gjitha partive morën pjesë në “Marshin për Liri”

September 13, 2026
Arrestohet një person në Obiliq, i sekuestrohet armë gjuetie
TOP Momenti

Arrestohet një person në Obiliq, i sekuestrohet armë gjuetie

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?