Zvicra shpenzon rreth 100 milionë franga në vit për imazhin e saj jashtë vendit, kontrolli financiar vë në dyshim efektivitetin e këtyre parave

Zvicra shpenzon rreth 100 milionë franga zvicerane në vit për promovimin e imazhit të saj në botë, por efektiviteti i këtyre shpenzimeve po vihet në pikëpyetje nga Kontrolli Federal i Financave.

Sponsor 3M Express

Sipas një raporti të këtij institucioni, mungojnë objektivat e qarta dhe mekanizmat e nevojshëm për të vlerësuar nëse paratë e shpenzuara po sjellin rezultatet e synuara.

Sipas raportimit të mediumit zviceran 20 Minuten, kontrolli financiar ka shqyrtuar aktivitetet e institucioneve federale që merren me promovimin e Zvicrës jashtë vendit, me fokus të veçantë te organizata “Prasenz Schëeiz”, e cila është përgjegjëse për përfaqësimin dhe forcimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare.

Në raport kritikohen veçanërisht mangësitë në matjen e ndikimit të fushatave promovuese, transmeton Telegrafi.

Edhe pse rezultatet nuk vlerësohen në mënyrë sistematike, institucionet përkatëse vazhdojnë të paraqesin aktivitetet e tyre si të suksesshme.

Kontrolli financiar vlerëson se kjo mënyrë e raportimit nuk ofron prova të mjaftueshme për ndikimin real të shpenzimeve.

Kritika të veçanta janë adresuar edhe ndaj strategjisë për periudhën 2021–2024, veçanërisht në fushën e inovacionit.

Sipas vlerësimit, projektet e financuara kanë qenë të fragmentuara, ndërsa administrimi i mbështetjes financiare ka kërkuar më shumë përpjekje burokratike sesa rezultate konkrete.

Megjithatë, raporti përmend edhe shembuj pozitivë të promovimit të Zvicrës. Një prej tyre është një fushatë e ambasadorit zviceran në Danimarkë, e cila ka ndihmuar në krijimin e një imazhi pozitiv për vendin, duke e paraqitur Zvicrën si një shtet me humor, miqësor ndaj mjedisit dhe me këmbë në tokë.

Kontrolli Federal i Financave ka ngritur shqetësime edhe për mënyrën se si Zvicra përballet me dezinformimin.

Sipas tij, një imazh i mirë ndërkombëtar mund ta bëjë vendin gjithashtu objektiv më tërheqës për fushata të organizuara dezinformimi, prandaj nevojitet një strategji më e qartë për identifikimin dhe përballimin e këtyre kërcënimeve.

Ndërkohë, për vitin 2027 është përgatitur një plan veprimi me shtatë prioritete dhe objektiva më të qarta diplomatike. Ministria e Jashtme zvicerane ka shprehur gjithashtu rezerva lidhur me disa prej vlerësimeve të shpenzimeve.

Raporti rikthen në vëmendje diskutimin për mënyrën se si përdoren paratë publike për promovimin e vendit jashtë kufijve dhe nevojën që institucionet të dëshmojnë jo vetëm sa shpenzojnë, por edhe çfarë rezultatesh konkrete arrijnë me këto fonde./Telegrafi/

Lexo edhe

E mitura bie aksidentalisht nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

E mitura bie aksidentalisht nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

Zvicra shpenzon rreth 100 milionë franga në vit për imazhin e saj jashtë vendit, kontrolli financiar vë në dyshim efektivitetin e këtyre parave | Momenti