Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sponsor 3M Express

Tri raste janë raportuar në Gjakovë. Në rastin e parë, një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Ajo ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në rastin e dytë, një i mitur dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa viktima nuk ka kërkuar tretman mjekësor. Në rastin e tretë, një person është arrestuar nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, në Gjakovë është raportuar edhe një rast i datës 9 nëntor 2026. I dyshuari është arrestuar, intervistuar nga policia dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, tri raste të tjera janë raportuar në Prishtinë. Në rastin e parë, një person dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy fëmijëve të mitur. Nuk raportohet për persona të arrestuar, transmeton Klankosova.tv.

Në rastin e dytë, një person është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe e ka larguar atë nga shtëpia.

Ndërsa, në rastin e tretë, një i mitur dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij, me ç’rast është dërguar në mbajtje.

Rasti i fundit është raportuar në Kamenicë, ku një person është arrestuar nën dyshimin se kishte fyer vajzën e tij.

Lexo edhe

Zbulohen mbetje mortore në varrezat e martirëve në Prizren – dyshimet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës do të hetohen

Zbulohen mbetje mortore në varrezat e martirëve në Prizren – dyshimet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës do të hetohen

Haxhiu: Ankesat e pacientëve duhet të sjellin ndryshime në shëndetësi

Haxhiu: Ankesat e pacientëve duhet të sjellin ndryshime në shëndetësi

Arlinda Morina tregon se ka pëlqim për Nora Tushin në Big Brother

Arlinda Morina tregon se ka pëlqim për Nora Tushin në Big Brother