I kërkoi para për të blerë bukë, përfundoi e lënduar – 60-vjeçari nga Gjakova në pranga për dhunë ndaj gruas

Një kërkesë e zakonshme për para për blerjen e ushqimeve ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë në një familje në Gjakovë. Një grua 59-vjeçare ka pësuar lëndime në krah pas një përplasjeje me bashkëshortin, i cili dyshohet se e ka kapur me forcë gjatë debatit. Burri është ndaluar për 48 orë, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, më 11 nëntor, rreth orës 01:00, në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, e dëmtuara është D.P. rreth 59-vjeçare, ndërsa i dyshuari është bashkëshorti i saj, L.P. rreth 60-vjeçare.

Mosmarrëveshja kishte nisur pasi gruaja i kishte kërkuar para bashkëshortit për të blerë produkte ushqimore. Ai i kishte dhënë një shumë, por ajo nuk kishte qenë e kënaqur me paratë e marra dhe mes tyre kishte shpërthyer një debat.

Gjatë përplasjes verbale, 60-vjeçari dyshohet se e ka kapur bashkëshorten për krahu për ta larguar, duke i shkaktuar hematomë në krahun e majtë.

Gruaja ka marrë trajtim mjekësor për lëndimin, ndërsa pas ndërhyrjes së autoriteteve ka refuzuar strehimin dhe ka vendosur të kthehet në banesën e saj.

Sipas informacioneve të Sinjalit, bashkëshortët jetojnë në kate të ndryshme të të njëjtit objekt, gruaja në katin e parë dhe burri në të tretin.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ka mohuar pretendimet për dhunë.

Pas konsultimit me Prokurorinë, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa është urdhëruar ndalimi i tij për 48 orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Zbulohen mbetje mortore në varrezat e martirëve në Prizren – dyshimet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës do të hetohen

Zbulohen mbetje mortore në varrezat e martirëve në Prizren – dyshimet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës do të hetohen

Haxhiu: Ankesat e pacientëve duhet të sjellin ndryshime në shëndetësi

Haxhiu: Ankesat e pacientëve duhet të sjellin ndryshime në shëndetësi

Arlinda Morina tregon se ka pëlqim për Nora Tushin në Big Brother

Arlinda Morina tregon se ka pëlqim për Nora Tushin në Big Brother