Dy fëmijë të mitur nën presion psikologjik nga babai në Prishtinë – nëna denoncon ish-bashkëshortin, dorëzon edhe raportin e psikologut

Një nënë në Prishtinë ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj, duke pretenduar se ai po ushtron presion të vazhdueshëm psikologjik ndaj dy fëmijëve të tyre të mitur. Rasti ka marrë trajtim nga hetuesit e dhunës në familje, ndërsa gruaja ka dorëzuar në Polici edhe një raport të psikologut lidhur me gjendjen e njërës prej fëmijëve, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Denoncimi është bërë të mërkurën, më 11 nëntor, rreth orës 08:30, në Stacionin Policor Veriu në Prishtinë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ankuesja është F.H. rreth 38-vjeçare, e cila ka deklaruar se ish-bashkëshorti i saj, K.H., po u shkakton presion psikologjik dy fëmijëve të tyre, një vajze dhe një djali.

Gjatë intervistimit, nëna ka paraqitur një raport mjekësor të lëshuar nga psikologu për vajzën e mitur, dokument që është marrë në konsideratë gjatë trajtimit të denoncimit.

Pas shqyrtimit të informacioneve fillestare, është udhëzuar që vajza të intervistohet në cilësinë e dëshmitares, ndërsa djali të dëgjohet nga përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale.

Rasti është trajtuar nga hetuesit e dhunës në familje, të cilët kanë njoftuar Prokurorinë për pretendimet e paraqitura nga nëna.

Me udhëzim të Prokurorisë është iniciuar procedura për veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa Policia është ngarkuar të sigurojë praninë e të dyshuarit për intervistim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Zbulohen mbetje mortore në varrezat e martirëve në Prizren – dyshimet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës do të hetohen

Zbulohen mbetje mortore në varrezat e martirëve në Prizren – dyshimet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës do të hetohen

Haxhiu: Ankesat e pacientëve duhet të sjellin ndryshime në shëndetësi

Haxhiu: Ankesat e pacientëve duhet të sjellin ndryshime në shëndetësi

Arlinda Morina tregon se ka pëlqim për Nora Tushin në Big Brother

Arlinda Morina tregon se ka pëlqim për Nora Tushin në Big Brother