VLEN: Kosova dëshmoi forcën e demokracisë, urime Presidentes së re

VLEN: Kosova dëshmoi forcën e demokracisë, urime Presidentes së re

VLEN: Kosova dëshmoi forcën e demokracisë, urime Presidentes së re

Kosova dëshmoi se demokracia, dialogu politik dhe respektimi i institucioneve janë rruga për të tejkaluar edhe situatat më të vështira politike, thonë nga VLEN.

Sponsor 3M Express

“Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës si Presidente e re i jep fund ngërçit institucional dhe hap rrugën për rikthimin e plotë të funksionimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Presidentes së re i urojmë sukses në detyrën e saj dhe besojmë se përvoja e saj në politikë, arsim dhe shkencë do t’i shërbejë forcimit të institucionit të Presidentit dhe stabilitetit të vendit.

Po ashtu, përshëndesim konsensusin politik për miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale. Ky dakordim politik tregon se përmes dialogut dhe vullnetit për marrëveshje mund të gjenden zgjidhje edhe për çështjet më të ndjeshme.

Tash është koha që institucionet të funksionojnë, politika të fokusohet te qytetarët dhe Kosova të ecë përpara me stabilitet, përgjegjësi dhe demokraci”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

Lexo edhe

Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike

Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike

VLEN: Kosova dëshmoi forcën e demokracisë, urime Presidentes së re | Momenti