Komunat diskutojnë zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit

Komunat diskutojnë zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit

Komunat diskutojnë zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit

Nënkryetari i Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit me përfaqësuesit e pushtetit lokal të regjionit të Ferizajt, ku është trajtuar niveli i zbatimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga institucionet komunale.

Në këtë takim, të organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përmbushjen e obligimeve ligjore e kushtetuese të komunave në trajtimin e kërkesave të Avokatit të Popullit, të cilat burojnë nga ankesat e qytetarëve.

Sponsor 3M Express

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, theksoi se përgjigjja ndaj kërkesave të këtij institucioni përbën obligim ligjor dhe kushtetues për autoritetet publike, duke nënvizuar se ankesat e qytetarëve lidhen drejtpërdrejt me të drejtat dhe jetën e tyre.

Ndërkaq, drejtori i Qendrës Rajonale në Gjilan nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, Igli Totozani, vlerësoi rëndësinë e tryezave të tilla në fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe në identifikimin më të mirë të sfidave me të cilat përballen qytetarët, duke ritheksuar përkrahjen e vazhdueshme të OSBE-së për institucionet e Kosovës.

“Përfaqësuesit e komunave pjesëmarrëse vlerësuan rëndësinë e këtij takimi dhe theksuan se një pjesë e rekomandimeve të Avokatit të Popullit tashmë janë zbatuar, ndërsa pritet të përcillet edhe një pasqyrë më e plotë e punës dhe angazhimeve institucionale në këtë drejtim”, njofton Komuna e Shtimes.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike

Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike