Trump, Putin dhe Xi planifikojnë takim historik në Kinë javën e ardhshme

Trump, Putin dhe Xi planifikojnë takim historik në Kinë javën e ardhshme

Trump, Putin dhe Xi planifikojnë takim historik në Kinë javën e ardhshme

Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping pritet të takohen javën e ardhshme në Kinë, në margjinat e samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësja Olivia Wales ka bërë të ditur se takimi i liderëve të SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të mbahet në qytetin Shenzhen.

Sponsor 3M Express

Sipas saj, Trump synon të diskutojë, ndër të tjera, reduktimin e armëve bërthamore në botë, përhapjen e të cilave e konsideron shumë të rrezikshme.

Në takim mund të diskutohet edhe për Iranin, por jo për Ukrainën. Megjithatë, një zyrtar i lartë amerikan ka thënë se nuk pritet të arrihet ndonjë marrëveshje pas bisedimeve.

Trump do të mbërrijë në Shenzhen të mërkurën në mbrëmje, ndërsa të enjten do të zhvillojë edhe një takim dypalësh me presidentin kinez, Xi Jinping, raporton BBC.

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike

Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike