Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

Problemet në transportin ajror në Shtetet e Bashkuara kanë shtuar kërkesën edhe për transportin hekurudhor, duke shkaktuar mbingarkesë në shërbimet e kompanisë kombëtare Amtrak.

Sponsor 3M Express

Kompania ka njoftuar se po përballet me probleme në faqen zyrtare, aplikacionin dhe shërbimin ndaj klientit, pasi numri i pasagjerëve që kërkojnë alternativa për udhëtimet e tyre është rritur ndjeshëm.

Në një reagim në platformën X, Amtrak ka kërkuar ndjesë për vështirësitë e raportuara nga klientët.

“Ju kërkojmë ndjesë për mesazhet e gabimit si në faqen tonë të internetit, ashtu edhe në aplikacion, si dhe për vështirësitë në kontaktimin me një përfaqësues të kompanisë”, thuhej në reagimin e saj.

Kompania ka bërë të ditur se po përballet me një numër më të madh telefonatash se zakonisht, si pasojë e problemeve në transportin ajror.

“Për momentin po përballemi me një numër telefonatash më të lartë se zakonisht, për shkak të problemeve të vazhdueshme në transportin ajror”, sqaroi Amtrak.

Situata vjen pasi Administrata Federale e Aviacionit në SHBA (FAA) urdhëroi pezullimin në shkallë kombëtare të ngritjeve të avionëve, për shkak të një problemi teknik në sistemet e komunikimit të qendrave të kontrollit të trafikut ajror.

Amtrak nuk ka publikuar shifra për rritjen e rezervimeve, ndërsa ka theksuar se problemet e raportuara lidhen me shërbimet digjitale dhe kontaktimin me kompaninë, pa njoftuar për ndërprerje të përgjithshme të qarkullimit të trenave.

Kompania u ka rekomanduar udhëtarëve që të provojnë sërish shërbimet online ose të kontaktojnë më vonë, kur fluksi i kërkesave të jetë normalizuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Emma Watson u rrëzua teksa po largohej nga një festë: Kamerat kapën momentin e sikletshëm

Emma Watson u rrëzua teksa po largohej nga një festë: Kamerat kapën momentin e sikletshëm

Nga nesër obligohen pajisjet dimërore në automjete

Nga nesër obligohen pajisjet dimërore në automjete

Avokati Besnik R. Berisha alarmon për ndalimin e pronarit të lopës: Lopës mund t’i falet që del nga tufa, prokurorit jo nëse del nga kufijtë e ligjit

Avokati Besnik R. Berisha alarmon për ndalimin e pronarit të lopës: Lopës mund t’i falet që del nga tufa, prokurorit jo nëse del nga kufijtë e ligjit