Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike

Ka nisur mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit.

Sponsor 3M Express

Në nisje të takimit, kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, ka kërkuar ndërprerjen e transmetimit, duke deklaruar se dëshiron të ndajë disa fjalë vetëm me anëtarët e Asamblesë.

“Dua të ndaj disa fjalë vetëm me Asamblenë, me familjen time politike”, mësohet të ketë kërkuar Rama, përpara se transmetimi i mbledhjes të ndërpritej.

Kërkesa e kryeministrit vjen në një moment kur brenda Partisë Socialiste janë hapur diskutime për drejtimin e partisë, organizimin e saj dhe përplasjet e brendshme, ndërsa në sfond qëndron edhe kërkesa e Erion Veliajt për shqyrtimin e përgjegjësisë politike të Ramës dhe aktivizimin e procedurës statutore të mocionit të mosbesimit.

Asambleja e sotme pritet të trajtojë edhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë dhe organizimin e strukturave socialiste në prag të kësaj gare. /a2cnn/

Lexo edhe

Emma Watson u rrëzua teksa po largohej nga një festë: Kamerat kapën momentin e sikletshëm

Emma Watson u rrëzua teksa po largohej nga një festë: Kamerat kapën momentin e sikletshëm

Nga nesër obligohen pajisjet dimërore në automjete

Nga nesër obligohen pajisjet dimërore në automjete

Avokati Besnik R. Berisha alarmon për ndalimin e pronarit të lopës: Lopës mund t’i falet që del nga tufa, prokurorit jo nëse del nga kufijtë e ligjit

Avokati Besnik R. Berisha alarmon për ndalimin e pronarit të lopës: Lopës mund t’i falet që del nga tufa, prokurorit jo nëse del nga kufijtë e ligjit