UN Women uron Shiroka-Pulën: Zgjedhja e saj në krye të shtetit, moment i rëndësishëm për lidershipin e grave

UN Women ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj si presidente të Kosovës, duke e cilësuar këtë një moment historik për përfaqësimin e grave në nivelet më të larta të vendimmarrjes.

Sponsor 3M Express

Në urimin e publikuar nga UN Women, theksohet se për herë të tretë një grua do të shërbejë në postin e Presidentes së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

UN Women rikujton gjithashtu se Shiroka-Pula ishte gruaja e parë që udhëhoqi Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa zgjedhja e saj në krye të shtetit paraqet një tjetër moment të rëndësishëm për lidershipin e grave në institucionet më të larta të vendit.

“Si partnere dhe mike e kahershme e UN Women, jemi veçanërisht krenarë që e festojmë këtë arritje dhe mezi presim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët për fuqizimin e të gjitha grave dhe vajzave”, thuhet në urimin e UN Women.

Lexo edhe

Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike

Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike

UN Women uron Shiroka-Pulën: Zgjedhja e saj në krye të shtetit, moment i rëndësishëm për lidershipin e grave | Momenti