Trump kërcënon Iranin me sulm pesë herë më të madh

Trump kërcënon Iranin me sulm pesë herë më të madh

Trump kërcënon Iranin me sulm pesë herë më të madh

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se një sulm i ri ushtarak ndaj Iranit mund të jetë pesë herë më i fuqishëm se goditjet e mëparshme. Megjithatë, sipas tij, vendet e Gjirit Persik preferojnë vazhdimin e qasjes aktuale ushtarake dhe shmangien e një përshkallëzimi të mëtejshëm të luftës.

Sponsor 3M Express

Në një intervistë telefonike për emisionin “Washington Journal Primetime” të rrjetit C-SPAN, Trump pretendoi se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje me Uashingtonin, por nuk e pranon publikisht këtë.

“Ata duan të bëjnë një marrëveshje. Ata nuk e thonë këtë publikisht”, deklaroi presidenti amerikan.

Trump pretendoi gjithashtu se ushtria iraniane është dobësuar ndjeshëm nga sulmet amerikane. “Ne fituam Venezuelën dhe fituam Iranin. Ne zhdukëm Marinën e tyre, zhdukëm Forcat e tyre Ajrore, zhdukëm gjithçka, sistemet e tyre kundërajrore; zhdukëm udhëheqësit e tyre”, u shpreh ai.

Duke folur për mundësinë e një përshkallëzimi të ri, Trump përmendi edhe malin Kazmë, duke thënë se SHBA-të mund të detyrohen ta godasin nëse Irani ndërmerr veprime atje, megjithëse shtoi se aktualisht nuk po vërehet një zhvillim i tillë.

Presidenti amerikan përsëriti gjithashtu se Uashingtoni nuk do të lejojë që Irani të pajiset me armë bërthamore. “Në fund të fundit, nuk mund ta lejojmë Iranin të ketë një armë bërthamore, sepse do ta përdorë atë”, deklaroi ai.

Trump tha se ka diskutuar për situatën me përfaqësues të Katarit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Kuvajtit. Sipas tij, këto vende preferojnë të shmangin një sulm të ri, i cili do të ishte shumë më i fuqishëm se ai i mëparshmi.

“Duke folur me Katarin, siç e dini, kryeministri ishte sot në Zyrën Ovale duke folur me Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin, Kuvajtin… ata do të preferonin ta bënin këtë në vend të një goditjeje tjetër, e cila do të ishte afërsisht pesë herë më e madhe se goditja e parë”, tha Trump.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Shiroka Pula takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për sundimin e ligjit në Kosovë

Shiroka Pula takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për sundimin e ligjit në Kosovë

Podujeva pranon rreth 200 pajisje elektronike për shkollat nga AAPSK

Podujeva pranon rreth 200 pajisje elektronike për shkollat nga AAPSK

SPAK kërkon psikolog për BKH dhe intervistat me dëshmitarët, investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

SPAK kërkon psikolog për BKH dhe intervistat me dëshmitarët, investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

Trump kërcënon Iranin me sulm pesë herë më të madh | Momenti