Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur Fidan Kamishollin, dyshohet për vjedhje të rëndë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur Fidan Kamishollin, dyshohet për vjedhje të rëndë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur Fidan Kamishollin, dyshohet për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e Fidan Kamishollit, i cili dyshohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sponsor 3M Express

Në njoftimin e saj, Policia ka bërë të ditur se kërkesa vjen nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në lokalizimin e personit Fidan Kamisholli. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’”, thuhet në njoftim.

Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacione për vendndodhjen e tij, t’i njoftojnë menjëherë organet e rendit.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në lokalizimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Dhunë në parkingun e një lokali në Ferizaj, 20-vjeçarja sulmohet nga i dashuri – Policia e kërkon, dalin detaje për dhunën e përsëritur

Dhunë në parkingun e një lokali në Ferizaj, 20-vjeçarja sulmohet nga i dashuri – Policia e kërkon, dalin detaje për dhunën e përsëritur

Analisti serb: Lëvizja Studentore do të qëndrojë në skenën politike të Serbisë për 40 vjet

Analisti serb: Lëvizja Studentore do të qëndrojë në skenën politike të Serbisë për 40 vjet

Ndalen punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj për shkak të mungesës së masave të sigurisë në punë

Ndalen punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj për shkak të mungesës së masave të sigurisë në punë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur Fidan Kamishollin, dyshohet për vjedhje të rëndë | Momenti