Podujeva pranon rreth 200 pajisje elektronike për shkollat nga AAPSK

Podujeva pranon rreth 200 pajisje elektronike për shkollat nga AAPSK

Podujeva pranon rreth 200 pajisje elektronike për shkollat nga AAPSK

Komuna e Podujevës ka pranuar rreth 200 pajisje elektronike nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), të cilat do të përdoren për nevojat e institucioneve arsimore të kësaj komune.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Komunës, AAPSK-ja ka miratuar kërkesën e kryetarit Shpejtim Bulliqi për sigurimin e pajisjeve elektronike në funksion të shkollave të Podujevës.

Në ceremoninë e pranimit të pajisjeve, të mbajtur të martën, mori pjesë nënkryetari i Komunës, Fahri Restelica.

Pajisjet e pranuara përfshijnë televizorë, laptopë, monitorë, shtëpiza kompjuterike, printerë, DVR, tastiera dhe mausë.

Komuna ka bërë të ditur se në ditët në vijim këto pajisje do të shpërndahen në institucionet arsimore, me qëllim të plotësimit të nevojave të tyre teknologjike. /Telegrafi/

Lexo edhe

Djali i shkakton dhunë psikologjike babait në Fushë Kosovë, 60-vjeçari shkon në Polici bashkë me renë

Djali i shkakton dhunë psikologjike babait në Fushë Kosovë, 60-vjeçari shkon në Polici bashkë me renë

U gjet e pajetë në një valixhe në Athinë, zbardhen detaje të reja për 24-vjeçaren

U gjet e pajetë në një valixhe në Athinë, zbardhen detaje të reja për 24-vjeçaren

I lani dhëmbët çdo ditë, por a po e bëni siç duhet? Dentisti zbulon gabimet e zakonshme

I lani dhëmbët çdo ditë, por a po e bëni siç duhet? Dentisti zbulon gabimet e zakonshme

Podujeva pranon rreth 200 pajisje elektronike për shkollat nga AAPSK | Momenti