Të shtëna me armë në Gjakovë, dy të plagosur – prangoset i dyshuari

Të shtëna me armë në Gjakovë, dy të plagosur – prangoset i dyshuari

Të shtëna me armë në Gjakovë, dy të plagosur – prangoset i dyshuari

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit në Gjakovë, ndërsa Policia ka arrestuar një person të dyshuar për rastin dhe ka sekuestruar një armë të gjatë automatike në vendin e ngjarjes.

Sponsor 3M Express

Lajmi është konfirmuar për Gazetën Sinjali nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Sipas saj, rreth orës 16:40, Policia ka pranuar informatën nga Qendra Emergjente e Spitalit të Gjakovës se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja dhe një armë të gjatë automatike.

Personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa lidhur me rastin po ndërmerren veprime të mëtejshme policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Elshani viziton Drejtorinë Rajonale të Policisë Kufitare-Jugu

Elshani viziton Drejtorinë Rajonale të Policisë Kufitare-Jugu

Haradinaj: Për pesë vjet u larguan 766 mjekë dhe mbi 2 mijë infermierë nga Kosova

Haradinaj: Për pesë vjet u larguan 766 mjekë dhe mbi 2 mijë infermierë nga Kosova

‘Makinat fluturuese’ mund të shfaqen në Kinë verën e ardhshme, thotë prodhuesi i modelit me dy ulëse

‘Makinat fluturuese’ mund të shfaqen në Kinë verën e ardhshme, thotë prodhuesi i modelit me dy ulëse