Ylli i Real Madridit largohet nga kampi i Francës si pasojë e një tjetër lëndimi

Ylli i Real Madridit largohet nga kampi i Francës si pasojë e një tjetër lëndimi

Ylli i Real Madridit largohet nga kampi i Francës si pasojë e një tjetër lëndimi

Zinedine Zidane mund të përballet me një tjetër mungesë në Kombëtaren e Francës gjatë këtij pushimi ndërkombëtar, pasi mesfushori i Real Madridit, Aurelien Tchouameni, ka pësuar një shqetësim fizik në grumbullimin e skuadrës.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimeve të “L’Equipe”, reprezentuesi francez nuk arriti ta përfundonte stërvitjen e së martës, pasi ndjeu dhimbje në zonën pubike.

Mesfushori do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e problemit dhe nëse do të jetë në gjendje të vazhdojë qëndrimin me Kombëtaren e Francës.

Kjo është një tjetër goditje e mundshme për Zidane, i cili tashmë ka humbur shërbimet e Pierre Kalulu dhe Marcus Thuram, që janë larguar nga grumbullimi për shkak të lëndimeve.

Nëse edhe Tchouameni detyrohet të tërhiqet, atëherë Franca do të regjistronte mungesën e tretë për shkak të lëndimeve gjatë këtij grumbullimi.

Kujtojmë se mesfushori i Real Madridit kishte munguar edhe në grumbullimin e shtatorit, pasi po rikuperohej nga një lëndim në muskujt aduktorë, të cilin e kishte pësuar gjatë Kupës së Botës për Klube./Telegrafi/

Lexo edhe

Rakunët festojnë “sezonin e dehjes” me mollë e manaferra të fermentuara natyrshëm

Rakunët festojnë “sezonin e dehjes” me mollë e manaferra të fermentuara natyrshëm

Këto shenja po lënë pas një vit të vështirë dhe po hyjnë në një periudhë më të mirë

Këto shenja po lënë pas një vit të vështirë dhe po hyjnë në një periudhë më të mirë

Çitaku: Ligji për Specialen kthehet në Kuvend më së largu të hënën – dhe do të kalojë

Çitaku: Ligji për Specialen kthehet në Kuvend më së largu të hënën – dhe do të kalojë