ASK: Tregtia me qarkullimin më të madh në 2025

ASK: Tregtia me qarkullimin më të madh në 2025

ASK: Tregtia me qarkullimin më të madh në 2025

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikur rezultatet e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve (ASN) për vitin 2025. Sipas ASK-së, tregtia me qarkullimin më të madh në 2025.

Sipas rezultateve në nivel vendi, gjatë vitit 2025, numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve aktive në sektorët ekonomikë të përfshirë në hulumtim ishte 48 506.

Sponsor 3M Express

Gjithsej, numri i ndërmarrjeve aktive në sektorët e përfshirë në hulumtim, gjatë vitit 2025 ka shënuar rënie për (- 4,0 %), krahasuar me vitin 2024. Ndërkaq, rritje është shënuar në sektorin furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 30,1 %.

Gjithsej, numri i të punësuarve në sektorët e përfshirë në anketë është rritur për 0,4 %. Derisa rënie është shënuar në aktivitetin e ndërtimtarisë për 11,1 %.

Gjithsej, numri i ndërmarrjeve aktive në sektorët ekonomikë, të mbuluar në hulumtim, ishte 48 506. Në këtë numër nuk janë përfshirë: bujqësia, pylltaria, peshkimi, financat, arsimi, shëndetësia, aktivitetet e ekonomive familjare, si dhe administrata publike.

Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve gjatë vitit 2025 u përket sektorëve: Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve, motoçikletave (33,7 %); Aktivitetet e shërbimeve të tjera (22,1 %); Prodhimi (14,6 %); Ndërtimtaria (11,2 %); Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim (10,3 %); si dhe informacioni dhe komunikimi (4,2 %), etj.

Numri i përgjithshëm i të punësuarve sipas rezultateve të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve (ASN) gjatë vitit 2025 ishte 294 254.

Shpërndarja e të punësuarve sipas sektorëve ekonomikë ishte te: Tregtia (32,4 %); Prodhimi (17,8 %); Aktivitetet e shërbimeve të tjera (15,4 %);  Ndërtimtaria (10,0 %), etj.

Qarkullimi i realizuar nga ndërmarrjet ka shënuar rritje për 6,1 % në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024. Rritje të qarkullimit sipas sektorëve ekonomikë ka më së shumti në sektorin e shërbimeve të tjera për 13,9 %.

Paga mesatare kishte rritje me një normë prej 11,1 % në total, të sektorëve të përfshirë.

Kategoria e shpenzimeve, gjithashtu kishte rritje për 6,6 % në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024.

Paga mesatare bruto sipas këtij hulumtimi sillet nga 354 Euro në vitin 2015 në 658 Euro në vitin 2025.

Paga mesatare më e lartë ishte te furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, derisa ajo më e ulëta ishte te akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim.

“Qarkullimi më i madh i realizuar nga ndërmarrjet, sipas viteve ishte te tregtia me rreth 51,7 %. Kurse,  përqindje më të vogël të qarkullimit kishte te ndërmarrjet nga xehetaria dhe gurëthyesit me rreth 0,7 % dhe ndërmarrjet me furnizim me ujë, kanalizim, menaxhim mbeturinash dhe aktivitete revitalizimi të tokës me 0,6 %”, njofton ASK.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Rakunët festojnë “sezonin e dehjes” me mollë e manaferra të fermentuara natyrshëm

Rakunët festojnë “sezonin e dehjes” me mollë e manaferra të fermentuara natyrshëm

Këto shenja po lënë pas një vit të vështirë dhe po hyjnë në një periudhë më të mirë

Këto shenja po lënë pas një vit të vështirë dhe po hyjnë në një periudhë më të mirë

Çitaku: Ligji për Specialen kthehet në Kuvend më së largu të hënën – dhe do të kalojë

Çitaku: Ligji për Specialen kthehet në Kuvend më së largu të hënën – dhe do të kalojë