Mendi Qyra: Në vitin e parë të mandatit shlyem borxhe milonëshe dhe realizuam projekte

Mendi Qyra: Në vitin e parë të mandatit shlyem borxhe milonëshe dhe realizuam projekte

Mendi Qyra: Në vitin e parë të mandatit shlyem borxhe milonëshe dhe realizuam projekte

Në vitin e parë të mandatit si kryetar i Komunës së Strugës Mendi Qyra thekson se ka arritur të shlyejë borxhe milionëshe, të rritë mbledhjen e taksave në 70% si dhe të realizojë projekte infrastrukturore.

Sponsor 3M Express

“Qytetarët duhet ta dinë se arritëm të shlyejmë borxhe të vjetra në vlerë prej 2.5 milionë eurosh, borxhe që e çuan komunën në prag të falimentimit. Vazhduam me projektet infrastrukturore, shumica e të cilave janë në fazën përfundimtare. Po flasim për projektet në rrugën e ndryshimeve, pra rruga “Kolektorska”, rruga Turistike, rruga për në kampin AS, si dhe zëvendësimi i tubave të azbestit, i cili është drejt përfundimit”.

“Të gjitha këto projekte janë zbatuar në rreth 80 përqind”, deklaroi Mendi Qyra, kryetar i Komunës Strugë.

Por banorët e Strugës kanë mendime të ndara lidhur me punën e deritanishme të Mendi Qyrës.

“Shpresoj që gjërat po ecin në drejtimin e duhur….Qëllimi duhet të jetë përmirësimi i jetës së qytetarëve, lehtësimi i procedurave administrative dhe çështjeve që lidhen me administratën komunale”, tha një qytetar.

Lexo edhe

Rakunët festojnë “sezonin e dehjes” me mollë e manaferra të fermentuara natyrshëm

Rakunët festojnë “sezonin e dehjes” me mollë e manaferra të fermentuara natyrshëm

Këto shenja po lënë pas një vit të vështirë dhe po hyjnë në një periudhë më të mirë

Këto shenja po lënë pas një vit të vështirë dhe po hyjnë në një periudhë më të mirë

Çitaku: Ligji për Specialen kthehet në Kuvend më së largu të hënën – dhe do të kalojë

Çitaku: Ligji për Specialen kthehet në Kuvend më së largu të hënën – dhe do të kalojë