Takimet e munguara: Katër vjet pa u pa kabinetet Kurti e Rama (VIDEO)

Takimet e munguara: Katër vjet pa u pa kabinetet Kurti e Rama (VIDEO)

Takimet e munguara: Katër vjet pa u pa kabinetet Kurti e Rama (VIDEO)

Për më shumë se katër vjet s’e shkelën më tepihun.

Sponsor 3M Express

Kjo pasi që nga 20 qershori i vitit 2022, nuk është mbajtur asnjë mbledhje e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Një sesion i tillë ishte paraparë me 14 qershor të vitit 2023 në Gjakovë, por ishte anuluar për shkak të mospajtimeve rreth formatit të takimit dhe zhvillimeve të tensionuara në veri të vendit.

Prandaj, për analistin Ben Andoni para se të mbahet një kësi takimi i ri fillimisht duhet të tejkalohen hatërmbetjet mes dy vendeve.

E që kjo të ndodhë gjatë këtiji viti duket se është krejt e pamundur.

Por, pavarësisht mungesës së këtyre mbledhive, Andoni vlerëson se dy shtetet kanë varësi të ndërsjellë.

Televizioni ka dorëzuar pyetje tek Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë nëse e kanë në plan të takohen këto kohë, por që të njëjtat deri pasditen e së hënës nuk kthyen përgjigjie.

Lexo edhe

“Prishtina 2030”, alarm pas anulimit të takimit|Video

“Prishtina 2030”, alarm pas anulimit të takimit|Video

Aksident fatal në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i krimeve në Policinë e Vlorës

Aksident fatal në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i krimeve në Policinë e Vlorës

Zhgënjim në “Fadil Vokrri”, Kosova U21 mposhtet befasisht në shtëpi nga Luksemburgu

Zhgënjim në “Fadil Vokrri”, Kosova U21 mposhtet befasisht në shtëpi nga Luksemburgu