Superliga e Kosovës i bën bashkë amerikanët e natyralizuar, Dominic Artis transferohet te Peja

Superliga e Kosovës i bën bashkë amerikanët e natyralizuar, Dominic Artis transferohet te Peja

Superliga e Kosovës i bën bashkë amerikanët e natyralizuar, Dominic Artis transferohet te Peja

Basketbollistët amerikanë që janë natyralizuar nga Kosova për të përfaqësuar ekipin kombëtar po bëhen bashkë në Superligën e Kosovës.

Sponsor 3M Express

I fundit që i është bashkuar këtij grupi është Dominic Artis, transferimin e të cilit Peja e ka zyrtarizuar të enjten. 33-vjeçari, i cili ka luajtur më parë për Përfaqësuesen e Kosovës, do të ketë të drejtë të paraqitet si lojtar vendor në kampionatin kosovar.

Artis do t’u bashkohet basketbollistëve të tjerë amerikanë të natyralizuar që aktualisht luajnë në Superligë: Scott Bamforth, Shawn Jones, Malcolm Armstead dhe Divine Myles.

Për Kosovën, basketbollisti i parë i natyralizuar ishte Justin Doellman, i cili luajti për Përfaqësuesen në gusht dhe shtator të vitit 2016, në kohën kur ishte pjesë e Barcelonës. Ai nuk u paraqit asnjëherë në Superligën e Kosovës.

Ndërkohë, Bamforth luajti për Golden Eagle Yllin në pjesën e dytë të edicionit të kaluar dhe pritet të rikthehet në janar. Shawn Jones është pjesë e Trepçës për edicionin e dytë radhazi, Malcolm Armstead aktualisht luan për Prishtinën, ndërsa Divine Myles është pjesë e Bashkimit.

Natyralizimi i këtyre basketbollistëve u mundësoi atyre të luanin për Kosovën në garat ndërkombëtare, ndërsa pasaportat kosovare u kanë hapur edhe më shumë mundësi në karrierën e tyre, pasi në shumë liga evropiane ka kufizime për numrin e lojtarëve amerikanë.

Edhe klubet kosovare përfitojnë nga kjo, pasi basketbollistët e natyralizuar llogariten si vendorë, duke u mundësuar skuadrave të angazhojnë edhe një amerikan tjetër. Pagat konkurruese dhe mundësitë që ofron basketbolli kosovar janë ndër faktorët që i kanë tërhequr këta lojtarë drejt Superligës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Zemaj: Vendimet e Kushtetueses nuk janë rekomandime, por obligim për institucionet

Zemaj: Vendimet e Kushtetueses nuk janë rekomandime, por obligim për institucionet

Punëtori teknik i një shkolle në Drenas ndërron jetë në vendin e punës, pezullohet mësimi

Punëtori teknik i një shkolle në Drenas ndërron jetë në vendin e punës, pezullohet mësimi

Gërvalla: Asnjë pozitë publike, asnjë pasuri dhe asnjë lidhje politike nuk duhet të jetë mburojë përballë ligjit

Gërvalla: Asnjë pozitë publike, asnjë pasuri dhe asnjë lidhje politike nuk duhet të jetë mburojë përballë ligjit