Gërvalla: Asnjë pozitë publike, asnjë pasuri dhe asnjë lidhje politike nuk duhet të jetë mburojë përballë ligjit

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Donika Gërvalla në margjinat e Forumit Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, në panelin kushtuar luftës kundër korrupsionit, ka thënë se përballja me këtë dukuri kërkon vullnet të palëkundur institucional, një sistem drejtësie të pavarur e profesional, zbatim të pakompromis të ligjit dhe bashkëpunim të qëndrueshëm ndërkombëtar.

Sponsor 3M Express

Gërvalla në një postim në Facebook shkruan se asnjë pozitë publike, asnjë pasuri dhe asnjë lidhje politike nuk duhet të jetë mburojë përballë ligjit.

Lexoni të plotë njoftimin e Gërvallës:

Në margjinat e Forumit Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, në panelin kushtuar luftës kundër korrupsionit, theksova se përballja me këtë dukuri kërkon vullnet të palëkundur institucional, një sistem drejtësie të pavarur e profesional, zbatim të pakompromis të ligjit dhe bashkëpunim të qëndrueshëm ndërkombëtar.

Lufta kundër korrupsionit kërkon që pasuria e pajustifikueshme të verifikohet, përfitimet e paligjshme të konfiskohen, zyrtarët publikë të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe rrjetet kriminale të mos gjejnë strehë në kufijtë e shteteve. Asnjë pozitë publike, asnjë pasuri dhe asnjë lidhje politike nuk duhet të jetë mburojë përballë ligjit.

Republika e Kosovës mbetet e vendosur të thellojë reformat në drejtësi, të forcojë mekanizmat për parandalimin dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe të zgjerojë bashkëpunimin me partnerët evropianë, duke konsoliduar e forcuar sundimin e ligjit dhe duke garantuar përgjegjësi e barazi për të gjithë njësoj para ligjit. /Telegrafi/

Lexo edhe

Me armë të gjatë ua drejtuan pronarëve, me çekan thyen dollapët – detaje nga grabitja e argjendarisë në Gjakovë, autorët ikën në këmbë me ar e para

Me armë të gjatë ua drejtuan pronarëve, me çekan thyen dollapët – detaje nga grabitja e argjendarisë në Gjakovë, autorët ikën në këmbë me ar e para

AUV lejoi trajtimin termik të 21 tonë mishit me salmonelë nga kompania “Meka” pas skadimit të afatit

AUV lejoi trajtimin termik të 21 tonë mishit me salmonelë nga kompania “Meka” pas skadimit të afatit

Aksident i rëndë i autobusit në Francë, të paktën dy të vdekur

Aksident i rëndë i autobusit në Francë, të paktën dy të vdekur

Gërvalla: Asnjë pozitë publike, asnjë pasuri dhe asnjë lidhje politike nuk duhet të jetë mburojë përballë ligjit | Momenti