Punëtori teknik i një shkolle në Drenas ndërron jetë në vendin e punës, pezullohet mësimi

Punëtori teknik i një shkolle në Drenas ndërron jetë në vendin e punës, pezullohet mësimi

Punëtori teknik i një shkolle në Drenas ndërron jetë në vendin e punës, pezullohet mësimi

Një punëtor teknik i shkollës IAAP “Fehmi Lladrovci” në Drenas ka ndërruar jetë në vendin e punës të enjten në mbrëmje.

Sponsor 3M Express

Bëhet fjalë për Hajrush B. Berishën, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar drejtoria e shkollës përmes një njoftimi publik.

Sipas njoftimit, Berisha ka ndërruar jetë më 5 nëntor, rreth orës 18:23, derisa ishte në vendin e tij të punës.

Pas kësaj ngjarjeje, drejtoria ka njoftuar se të premten, më 6 nëntor, nuk do të mbahet mësim, në shenjë zie dhe respekti për punëtorin e ndjerë.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot, rreth orës 18:23 në vendin e tij të punës, ka ndërruar jetë punëtori teknik i shkollës sonë, Hajrush B. Berisha”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Drejtoria u ka shprehur ngushëllime familjes Berisha, të afërmve dhe gjithë komunitetit shkollor. /Telegrafi/

Lexo edhe

Me armë të gjatë ua drejtuan pronarëve, me çekan thyen dollapët – detaje nga grabitja e argjendarisë në Gjakovë, autorët ikën në këmbë me ar e para

Me armë të gjatë ua drejtuan pronarëve, me çekan thyen dollapët – detaje nga grabitja e argjendarisë në Gjakovë, autorët ikën në këmbë me ar e para

AUV lejoi trajtimin termik të 21 tonë mishit me salmonelë nga kompania “Meka” pas skadimit të afatit

AUV lejoi trajtimin termik të 21 tonë mishit me salmonelë nga kompania “Meka” pas skadimit të afatit

Aksident i rëndë i autobusit në Francë, të paktën dy të vdekur

Aksident i rëndë i autobusit në Francë, të paktën dy të vdekur

Punëtori teknik i një shkolle në Drenas ndërron jetë në vendin e punës, pezullohet mësimi | Momenti