Zelenski: Dikur isha palaço, sot ulemi dhe flasim për luftën – çfarë dreqin ndodhi?

Zelenski: Dikur isha palaço, sot ulemi dhe flasim për luftën – çfarë dreqin ndodhi?

Zelenski: Dikur isha palaço, sot ulemi dhe flasim për luftën – çfarë dreqin ndodhi?

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, ka kujtuar karrierën e tij të mëparshme si aktor dhe komedian, duke thënë se asnjëherë nuk e kishte imagjinuar se një ditë do të ulej për të diskutuar për luftën që po zhvillohet në vendin e tij.

Sponsor 3M Express

“Unë isha palaço. Për një kohë të gjatë isha në televizion, duke u përpjekur t’i bëja njerëzit të qeshnin dhe duke bërë budallallëqe”, ka thënë Zelenski në një intervistë me satiristin gjerman Jan Böhmermann, për emisionin “Magazin Royale” të televizionit ZDF.

Duke iu drejtuar bashkëbiseduesit të tij, i cili gjithashtu është komedian, Zelenski kujtoi se të dy kishin punuar në botën e argëtimit, por tani gjendeshin në një situatë krejtësisht tjetër.

“Të dy e kemi bërë këtë. E sot ulemi këtu dhe duhet të flasim për luftën. Çfarë dreqin ndodhi?”, u shpreh presidenti ukrainas.

Ai tha se agresioni rus ka ndryshuar rrënjësisht shoqërinë ukrainase, por edhe jetën dhe karrierën e tij personale.

I pyetur nëse pas përfundimit të luftës planifikon t’i rikthehet komedisë, Zelenski tha se industria e argëtimit është një profesion i mirë, por nuk zbuloi nëse do ta vazhdojë atë karrierë.

“Edhe të qenit president është mirë. Është punë e vështirë, një sfidë e madhe. Duhet të bësh gjithçka që vendi yt të mbijetojë gjatë luftës”, përfundoi Zelenski.

Në intervistë, presidenti ukrainas foli edhe për ndikimin politik të miliarderit Elon Musk, mbështetjen amerikane për Ukrainën, mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve gjatë luftës dhe kërkesën e tij për furnizimin me raketa gjermane Taurus.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

82-vjeçari Bajram Bardhaj, leshpunuesi i fundit i Kosovës! Fundi i zejes që nuk e përkrah askush (VIDEO)

82-vjeçari Bajram Bardhaj, leshpunuesi i fundit i Kosovës! Fundi i zejes që nuk e përkrah askush (VIDEO)

Bejta në elementin e tij, befason me stilin e vallëzimit

Bejta në elementin e tij, befason me stilin e vallëzimit

Arlinda ia prish gjumin Nichit, e lag me ujë (VIDEO)

Arlinda ia prish gjumin Nichit, e lag me ujë (VIDEO)