Sulm kibernetik ndaj qendrave të rezervave të gjakut në Francë, autoritetet thonë se mostrat nuk u dëmtuan

Një sulm kibernetik ndaj disa qendrave të rezervave të gjakut në Francë synoi të ngrinte temperaturat e pajisjeve frigoriferike në nivele jashtëzakonisht të larta, por u zbulua dhe u neutralizua para se të shkaktonte dëme në produktet e gjakut apo mostrat e ruajtura, njoftuan autoritetet franceze të martën në mbrëmje.

Sponsor 3M Express

Rasti vjen pas raportimeve të kësaj jave nga supermarkete në disa vende evropiane, të cilat thanë se frigoriferët dhe ngrirësit e tyre ishin marrë nën kontroll nga distanca, duke shkaktuar prishjen e sasive të mëdha të ushqimit dhe humbje që kapin miliona euro.

Instituti Francez i Gjakut (EFS) bëri të ditur se të hënën, në tri prej qendrave të tij për ruajtjen e plazmës, “pragjet e temperaturës dhe shkrirjes u ngritën në nivele jashtëzakonisht të larta”, transmeton Telegrafi.

“Deri më tani nuk janë identifikuar pasoja shëndetësore dhe nuk ka humbur asnjë produkt gjaku”, thuhet në deklaratën e institucionit.

Sulmi goditi një furnizues të pajisjeve frigoriferike që përdoren në tri qendra të EFS-së.

Në këto ambiente ruheshin qese me plazmë të destinuara për transfuzione, si dhe plazmë që përdoret në prodhimin e barnave. Sipas institucionit, produktet u transferuan në ambiente të sigurta ose u morën masa për mbrojtjen e tyre.

“Sistemet e monitorimit dhe alarmit i zbuluan shpejt anomalitë, duke u mundësuar punonjësve të ndërmarrin veprime për të garantuar që asnjë produkt gjaku apo mostër të mos komprometohej”, thuhet më tej në deklaratë.

EFS-ja siguroi se aktivitetet për grumbullimin dhe shpërndarjen e gjakut po vazhdojnë pa ndërprerje, duke garantuar furnizimin e spitaleve dhe institucioneve të tjera shëndetësore me produktet e nevojshme për pacientët.

Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Francës dhe Ministria e Shëndetësisë kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sulmit. /Telegrafi/

Lexo edhe

Tenderët e KEK-ut nën dyshimet për 40 milionë euro dëm, hetimi mbetet i bllokuar – kompanitë mbahen të fshehta

Tenderët e KEK-ut nën dyshimet për 40 milionë euro dëm, hetimi mbetet i bllokuar – kompanitë mbahen të fshehta

Kompania e futur në listën e zezë ngre akuza për konflikt interesi në OSHP, përmend “Eurokos Holding”

Kompania e futur në listën e zezë ngre akuza për konflikt interesi në OSHP, përmend “Eurokos Holding”

Kandidati me prejardhje shqiptare Diamant Hysenaj humb garën për Kongresin amerikan, AOC siguron mandatin e pestë

Kandidati me prejardhje shqiptare Diamant Hysenaj humb garën për Kongresin amerikan, AOC siguron mandatin e pestë