Rrahja mes “Plisave” dhe tifozëve të Dritës në Gjilan, lëndohen tre policë gjatë ndërhyrjes

Rrahja mes “Plisave” dhe tifozëve të Dritës në Gjilan, lëndohen tre policë gjatë ndërhyrjes

Rrahja mes “Plisave” dhe tifozëve të Dritës në Gjilan, lëndohen tre policë gjatë ndërhyrjes

Tre zyrtarë policorë janë lënduar të mërkurën në Gjilan, gjatë ndërhyrjes për parandalimin e një përleshjeje fizike mes tifozëve të “Plisave” dhe atyre të Dritës, jashtë stadiumit ku po zhvillohej ndeshja.

Sponsor 3M Express

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka bërë të ditur për Sinjalin se rasti ka ndodhur rreth orës 13:50, më 4 nëntor 2026, kur tifozët e të dy ekipeve kanë tentuar të përleshen fizikisht mes vete.

Për parandalimin e përshkallëzimit të situatës është dashur ndërhyrja e njësive policore, gjatë së cilës janë lënduar tre zyrtarë policorë.

Të njëjtit kanë kërkuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan, ndërsa sipas raportit mjekësor kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Osmani ka bërë të ditur se Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Gjilan, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin dhe ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Nesër mblidhet Kuvendi, në shqyrtim tri projektligje

Nesër mblidhet Kuvendi, në shqyrtim tri projektligje

Mbi 2 kilogramë kokainë të fshehura në makinën e tyre, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Mbi 2 kilogramë kokainë të fshehura në makinën e tyre, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Kuvendi mblidhet të enjten, në rend dite disa projektligje

Kuvendi mblidhet të enjten, në rend dite disa projektligje