Kosova kritikohet edhe për të drejtat e komunitetit LGBTIQ+ në raportin e BE-së

Kosova kritikohet edhe për të drejtat e komunitetit LGBTIQ+ në raportin e BE-së

Kosova kritikohet edhe për të drejtat e komunitetit LGBTIQ+ në raportin e BE-së

Në raportin e publikuar për Kosovën, Komisioni Evropian ka vlerësuar se mbrojtja ligjore e të drejtave të personave LGBTIQ+ vazhdon të jetë e pamjaftueshme dhe se ky komunitet vazhdon të përballet me diskriminim.

Sponsor 3M Express

Në këtë raport theksohet se Strategjia dhe Plani i Veprimit për të drejtat e personave LGBTIQ+, të cilat është dashur të miratohen që nga viti 2024, ende nuk janë miratuar. Po ashtu, sipas Komisionit Evropian, nuk janë zhvilluar aktivitete zyrtare për vetëdijesimin e publikut lidhur me këto të drejta, transmeton Klankosova.tv.

Komisioni Evropian ka vënë në pah edhe mungesën e njohjes dhe mbrojtjes ligjore për çiftet e të njëjtit seks, duke theksuar se miratimi i Kodit Civil, nga i cili pritej të trajtohej kjo çështje, nuk ka shënuar përparim.

Në raport thuhet:

“Mbrojtja ligjore e të drejtave të personave LGBTIQ+ mbetet e pamjaftueshme dhe këta persona vazhdojnë të përballen me diskriminim. Strategjia dhe Plani i Veprimit për të drejtat e personave LGBTIQ+ vazhdojnë të mos miratohen që nga viti 2024, ndërsa nuk janë zhvilluar aktivitete zyrtare për vetëdijesimin e publikut.”

Raporti evidenton se personat LGBTIQ+ vazhdojnë të përballen me diskriminim në hapësirat publike, në vendet e punës dhe në diskursin publik, përfshirë edhe gjatë fushatës zgjedhore.

Po ashtu, theksohet se dhuna në internet vazhdon të jetë e pranishme, ndërsa normat patriarkale dhe tradicionale kontribuojnë në diskriminimin dhe refuzimin e këtyre personave brenda familjeve.

Sa i përket raportimit të rasteve të dhunës, Komisioni Evropian thotë se numri i incidenteve të raportuara ka mbetur i qëndrueshëm. Ndërkohë, Java e Krenarisë dhe Parada e Krenarisë, të mbajtura në qershor të vitit 2026, janë zhvilluar pa incidente.

Mes tjerash, ky raport vë në pah edhe mungesën e theksuar të shërbimeve publike për personat LGBTIQ+.

“Organizatat e shoqërisë civile mbeten ofruesit e vetëm të shërbimeve shëndetësore, psikosociale dhe juridike për personat LGBTIQ+, por zvogëlimi i financimit rrezikon qëndrueshmërinë e këtyre shërbimeve”, thotë raporti./Klankosova.tv

Lexo edhe

Mbi 2 kilogramë kokainë të fshehura në makinën e tyre, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Mbi 2 kilogramë kokainë të fshehura në makinën e tyre, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Kuvendi mblidhet të enjten, në rend dite disa projektligje

Kuvendi mblidhet të enjten, në rend dite disa projektligje

Gjashtë gjigantë evropianë në garë për Alex Baenan, Atletico kërkon 80 milionë euro

Gjashtë gjigantë evropianë në garë për Alex Baenan, Atletico kërkon 80 milionë euro