Kompania e futur në listën e zezë ngre akuza për konflikt interesi në OSHP, përmend “Eurokos Holding”

Kompania e futur në listën e zezë ngre akuza për konflikt interesi në OSHP, përmend “Eurokos Holding”

Kompania e futur në listën e zezë ngre akuza për konflikt interesi në OSHP, përmend “Eurokos Holding”

Kompania “Rahovica Comerce” SH.P.K., e cila u fut në listën e zezë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) për tetë muaj, e ka cilësuar vendimin për diskualifikimin e saj “tendencioz, të padrejtë dhe të pabazuar”, duke insistuar se rasti nuk ka të bëjë me falsifikim të dokumentacionit.

Sponsor 3M Express

Në përgjigjen për Gazetën Insajderi, kompania ka ngritur edhe pretendime për konflikt interesi ndaj anëtarit të Panelit Shqyrtues të OSHP-së, Vedat Poterqoi, të cilin e lidh me kompaninë “Eurokos Holding”.

“Rahovica Comerce” pretendon se gjatë mandatit të Poterqoit është dëmtuar vazhdimisht dhe se, sipas evidencave të saj, asnjë lëndë e shqyrtuar gjatë kësaj periudhe nuk është vendosur në favor të kompanisë.

Sipas saj, Poterqoi ka konflikt interesi për shkak të lidhjeve familjare me “Eurokos Holding”, të cilat thotë se është e gatshme t’i dokumentojë përmes certifikatave të gjendjes civile dhe bashkësisë familjare.

Kompania pretendon se, pavarësisht këtyre lidhjeve, Poterqoi ka marrë pjesë në panele që kanë shqyrtuar ankesa ku janë përfshirë interesat e “Eurokos Holding”.

“Ne i konsiderojmë këto veprime si trajtim të vazhdueshëm tendencioz, me qëllim dëmtimin dhe diskualifikimin e kompanisë sonë dhe favorizimin e operatorëve të tjerë ekonomikë”, thuhet në përgjigje.

Lidhur me këto pretendime, “Rahovica Comerce” bën të ditur se ka deponuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe ka kërkuar ekzaminime forenzike për të hetuar rrethanat, veprimet dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë, si dhe për të dëshmuar autenticitetin e dokumentacionit.

Kompania shpreh shqetësimin për, siç e quan, neglizhimin dhe zvarritjen e proceseve në Prokurori, duke pretenduar se, pavarësisht kallëzimeve penale ndaj zyrtarëve, deri më tani nuk është ftuar asnjëherë për intervistim.

“Rahovica Comerce” SH.P.K. insiston se nuk ka qenë e përfshirë në falsifikim dokumentesh apo shkelje ligjore.

Në përgjigje, kompania ka sqaruar gjithashtu se “Rahovica Company” është subjekt juridik i veçantë, me dokumentacion dhe përgjegjësi të veta, dhe se duhet të vlerësohet në bazë të kritereve ligjore dhe kapaciteteve të saj.

“Rahovica Comerce” thotë se çështja ende nuk ka marrë epilog përfundimtar dhe shpreh bindjen se, sipas saj, do të dëshmohet pafajësia dhe padrejtësia e pretenduar ndaj kompanisë. Ajo paralajmëron se do të kërkojë përgjegjësi ligjore dhe institucionale nëse vërtetohen shkeljet e pretenduara.

Pse u fut kompania e Fehmi Krasniqit në listën e zezë?

Rasti për të cilin Komuna e Mitrovicës kishte kërkuar diskualifikimin e “Rahovica” SH.P.K. lidhej me tenderin për asfaltimin e rrugëve në Bajgorë, Rashan, Tërsten, Kutllovc dhe Vllahi.

Në atë procedurë, Komuna kishte ngritur dyshime për dokumentacionin e dorëzuar nga kompania, konkretisht për një rimorkio-kompresor të paraqitur si pjesë e kapaciteteve teknike.

Sipas vendimit të OSHP-së, në dokumentacionin e paraqitur kishte mospërputhje lidhur me të dhënat dhe pronësinë e pajisjes. Pas shqyrtimit të rastit, Paneli Shqyrtues e kishte aprovuar kërkesën e Komunës dhe kishte vendosur diskualifikimin e kompanisë për tetë muaj.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Google ndryshon rregullat në shkolla, nxënësit nuk do të kenë më qasje automatike në Gemini

Google ndryshon rregullat në shkolla, nxënësit nuk do të kenë më qasje automatike në Gemini

“Qysh s’të erdhi marre me m’thënë mashtruese?” – Vjollca e prekur nga Nichi (VIDEO)

“Qysh s’të erdhi marre me m’thënë mashtruese?” – Vjollca e prekur nga Nichi (VIDEO)

Zelensky i jep Melania Trumpit çmimin më të lartë të Ukrainës pas armëpushimit në Oleshky

Zelensky i jep Melania Trumpit çmimin më të lartë të Ukrainës pas armëpushimit në Oleshky