Konfirmohet dëmtimi i rëndë, Milani mbetet pa yllin e skuadrës deri në vitin e ardhshëm

Konfirmohet dëmtimi i rëndë, Milani mbetet pa yllin e skuadrës deri në vitin e ardhshëm

Konfirmohet dëmtimi i rëndë, Milani mbetet pa yllin e skuadrës deri në vitin e ardhshëm

Milani ka konfirmuar se Samuel Chukwueze i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale në Londër, për shkak të këputjes së një tendine në muskulin e ijës së majtë.

Sponsor 3M Express

27-vjeçari ka munguar në katër ndeshjet e fundit të kuqezinjve, ndërsa sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, ai pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth tre muaj.

Chukwueze kishte nisur sezonin në formë të mirë, duke u aktivizuar si mbrojtës i krahut të djathtë. Ai ishte titullar në gjashtë nga shtatë ndeshjet e zhvilluara në Serie A, përpara se të pësonte lëndimin.

Në komunikatën zyrtare, Milani bëri të ditur se operacioni ishte kryer në Londër nga profesori Ernest Schilders, në prani të mjekut të klubit, Stefano Mazzoni, dhe kishte përfunduar me sukses.

“Milan njofton se Samuel Chukwueze i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në Londër për riparimin e tendinës së këputur”.

“Operacioni, i kryer nga profesori Ernest Schilders në prani të doktor Stefano Mazzonit, ka qenë plotësisht i suksesshëm”.

“Lojtari do të kthehet sot në Itali, ku do të nisë programin e rehabilitimit”, thuhet në njoftimin e klubit./Telegrafi/

Lexo edhe

Kos: Maqedonia e Veriut duhet të përmbushë detyrimin e saj për ndryshimet kushtetuese

Kos: Maqedonia e Veriut duhet të përmbushë detyrimin e saj për ndryshimet kushtetuese

Shpërthim në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja – 8 persona të asfiksuar në spital

Shpërthim në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja – 8 persona të asfiksuar në spital

Debutoi te ekipi danez, Enis Zeqiri: Jam lindur dhe rritur në Danimarkë, por ëndërroj vetëm Kosovën

Debutoi te ekipi danez, Enis Zeqiri: Jam lindur dhe rritur në Danimarkë, por ëndërroj vetëm Kosovën