Sulm kibernetik ndaj një qendre shëndetësore në Zvicër, vidhen të dhënat e pacientëve dhe punonjësve

Sulm kibernetik ndaj një qendre shëndetësore në Zvicër, vidhen të dhënat e pacientëve dhe punonjësve

Sulm kibernetik ndaj një qendre shëndetësore në Zvicër, vidhen të dhënat e pacientëve dhe punonjësve

Një qendër shëndetësore dhe një farmaci në qytetin e Chur-it, në Zvicër, kanë qenë cak i një sulmi kibernetik, gjatë të cilit janë vjedhur të dhëna personale të pacientëve dhe punonjësve.

Sponsor 3M Express

Lajmi është bërë i ditur nga transmetuesi publik zviceran SRF, i cili raporton se sulmi ka ndodhur më 12 tetor ndaj Qendrës Mjekësore Gleis D dhe farmacisë Medi Porta.

Sipas kryetarit të bordit drejtues të institucionit, Romano Cahannes, sulmi është zbuluar shpejt pasi sistemet informatike të qendrës kanë dalë jashtë funksionit.

Ekipi i brendshëm i IT-së, së bashku me specialistë të jashtëm të sigurisë kibernetike, kanë ndërhyrë menjëherë, ndërsa sistemet e prekura janë fikur përkohësisht dhe më pas janë instaluar nga e para.

Megjithatë, pavarësisht reagimit të shpejtë, nuk është arritur të parandalohet plotësisht rrjedhja e të dhënave. Nga sistemet lokale janë marrë emrat, adresat, recetat mjekësore dhe fotografitë radiologjike të pacientëve. Të dhënat personale të punonjësve janë prekur gjithashtu, ndërsa numri i saktë i personave të prekur ende nuk është përcaktuar.

Institucioni ka bërë të ditur se dokumentacioni elektronik i pacientëve, ku ruhen diagnozat dhe të dhënat për sëmundjet dhe trajtimet, nuk është komprometuar, transmeton Telegrafi.

Këto informacione ruheshin në një aplikacion të veçantë, të cilit sulmuesit nuk kanë arritur t’i qasen. Sipas drejtuesve, pjesa më e madhe e të dhënave mjekësore të pacientëve ndodhet pikërisht në këtë sistem.

Ndërkohë, grupi kriminal i ransomware-it Cloak ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Sipas raportimeve të mediave zvicerane, grupi pretendon se ka vjedhur gjithsej 87 gigabajt të dhëna, përfshirë edhe dokumente identifikimi dhe materiale financiare. Megjithatë, këto pretendime të hakerëve nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur. Ende nuk dihet nëse është bërë ndonjë kërkesë për shpërblim financiar.

Rasti është denoncuar në polici dhe është raportuar pranë Zyrës Federale për Sigurinë Kibernetike dhe autoritetit zviceran për mbrojtjen e të dhënave.

Ndërkohë, autoritetet po hetojnë sulmin dhe po përpiqen të përcaktojnë se si kanë arritur sulmuesit të depërtojnë në sistemet informatike.

Ekspertët paralajmërojnë se të dhënat e vjedhura mund të përdoren për mashtrime online, sulme përmes mesazheve dhe email-eve të rreme, si dhe për vjedhje identiteti. Për këtë arsye, pacientëve dhe punonjësve u është kërkuar të tregojnë kujdes ndaj telefonatave dhe mesazheve të dyshimta.

Pavarësisht incidentit, qendra shëndetësore dhe farmacia vazhdojnë të funksionojnë normalisht, ndërsa trajtimi dhe kujdesi për pacientët nuk janë ndërprerë./Telegrafi/

Lexo edhe

E mitura bie aksidentalisht nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

E mitura bie aksidentalisht nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë