Sulm izraelit në spitalin Nasser në Gaza, të paktën gjashtë të vrarë dhe 20 të plagosur

Sulm izraelit në spitalin Nasser në Gaza, të paktën gjashtë të vrarë dhe 20 të plagosur

Sulm izraelit në spitalin Nasser në Gaza, të paktën gjashtë të vrarë dhe 20 të plagosur

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur nga një sulm ajror izraelit në një ndërtesë të spitalit Nasser, në jug të Rripit të Gazës, të enjten në orët e para të mëngjesit.

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile në Gaza, Mahmoud Basal, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se sulmi goditi repartin e kirurgjisë të spitalit, duke shkaktuar dëme të mëdha. Në mesin e të vrarëve është edhe një kirurg, i identifikuar nga personeli mjekësor si Rezik Abushira.

Sponsor 3M Express

Ushtria izraelite më vonë deklaroi se objektiv i sulmit ishte një pjesëtar i lartë i Hamasit dhe anëtarë të tjerë të krahut të armatosur të kësaj organizate, për të cilët pretendoi se po vepronin brenda spitalit në Khan Younis, raporton Reuters.

Në një deklaratë, ushtria izraelite akuzoi Hamasin se po e përdorte kompleksin spitalor si qendër komanduese për operacione ushtarake, përfshirë ruajtjen e armëve, funksionimin e dhomave të komandimit dhe kontrollit, si dhe përdorimin e ambienteve të spitalit si pika vëzhgimi dhe strehimore për luftëtarët.

Reuters theksoi se nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e ushtrisë izraelite.

Pamjet e publikuara nga Reuters brenda spitalit tregojnë dëme të mëdha, me mbeturina dhe mobilie të shpërndara nëpër dhoma, si dhe kabllo që vareshin nga tavanet e dëmtuara.

Në pamje shihen edhe persona duke bartur pacientë të plagosur me barela nëpër korridoret e mbuluara me rrënoja, ndërsa të tjerë ndihmonin të plagosurit të ecnin mes dëmeve. Disa trupa të pajetë u panë duke u nxjerrë nga ndërtesa, ndërsa zjarrfikësit po punonin jashtë saj.

Një zëdhënës i Hamasit e dënoi sulmin, duke e cilësuar atë si një “krim të plotë lufte”.

Izraeli, i cili ka shtuar sulmet në Rripin e Gazës, thotë se Hamasi po përpiqet të riorganizohet dhe të rindërtojë arsenalin e tij ushtarak. Ndërkaq, Hamasi deklaron se mbetet i përkushtuar ndaj armëpushimit të arritur një vit më parë dhe akuzon Izraelin se po përpiqet ta minojë marrëveshjen.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Gaza, të paktën 1 mijë e 600 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite që nga arritja e marrëveshjes së armëpushimit. Izraeli, ndërkaq, thotë se gjatë kësaj periudhe janë vrarë katër ushtarë të tij.

Autoritetet shëndetësore në Gaza bëjnë të ditur se më shumë se 74 mijë persona janë vrarë që nga fillimi i ofensivës izraelite në tetor të vitit 2023.

Izraeli nisi ofensivën pas sulmit të udhëhequr nga Hamasi në jug të Izraelit, në të cilin, sipas autoriteteve izraelite, u vranë rreth 1 mijë e 200 persona.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

E mitura bie aksidentalisht nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

E mitura bie aksidentalisht nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë