Sterling dënohet me 12 muaj burg

Sterling dënohet me 12 muaj burg

Sterling dënohet me 12 muaj burg

Raheem Sterling është dënuar me 12 muaj burg për drejtim të pakujdesshëm të Lamborghinit të tij në disa rrugë në Angli. Ish-lojtari 31-vjeçar pranoi akuzat dhe i shpëtoi burgut efektiv duke marrë një dënim me kusht prej 18 muajsh.

Sponsor 3M Express

Dënimi përfshin gjithashtu 100 orë shërbim ndaj komunitetit dhe një ndalim drejtimi për dy vjet.

Sterling kishte pranuar më parë drejtim të rrezikshëm në autostradat M25, M3, A327 dhe Minley Road në Hampshire përpara se të aksidentohej më 28 maj.

Për më tepër, anglezi pranoi se kishte në zotërim gjashtë bombola me oksid azoti për përdorim të paligjshëm dhe refuzoi t’i jepte një mostër policisë.

Gjatë seancës dëgjimore në Gjykatën e Magjistraturës në Basingstoke, gjyqtarja Kirsty Allman e përshkroi futbollistin si një person me “reputacion të mirë” dhe theksoi se “karakteri i tij ka qenë shembullor”.

Sterling, i cili ka luajtur për Liverpoolin, Manchester Cityn, Chelsean dhe Arsenalin, nuk tregoi asnjë reagim gjatë leximit të dënimit. /Telegrafi/

Lexo edhe

PSG-ja interesohet për yllin e Spanjës, Nico Williams në listën e transferimeve

PSG-ja interesohet për yllin e Spanjës, Nico Williams në listën e transferimeve

Prokuroria nis hetimet ndaj Atifete Berishës, e dyshuar për mashtrim me paratë e mbledhura në ‘GoFundMe’ për shërimin e një pesëvjeçareje

Prokuroria nis hetimet ndaj Atifete Berishës, e dyshuar për mashtrim me paratë e mbledhura në ‘GoFundMe’ për shërimin e një pesëvjeçareje

Përplasje për Bordin e ZRrE-së, Sadiku akuzon VV-në për hipokrizi politike

Përplasje për Bordin e ZRrE-së, Sadiku akuzon VV-në për hipokrizi politike