Mbappé e kalon Raúlin, shkruan histori te Real Madridi

Mbappé e kalon Raúlin, shkruan histori te Real Madridi

Mbappé e kalon Raúlin, shkruan histori te Real Madridi

Kylian Mbappé vazhdon të thyejë rekorde në futbollin evropian.

Sponsor 3M Express

Me dy golat e realizuar në fitoren 5-1 të Real Madridit ndaj PSV-së, sulmuesi francez arriti në kuotën e 77 golave në garat evropiane për klube, duke e kaluar legjendën madrilene Raúl, i cili i kishte realizuar 76.

Në moshën 27-vjeçare, Mbappé tashmë renditet i gjashti në listën historike të golashënuesve në kompeticionet evropiane, shkruan “Tuttomercatoweb”, përcjell “Gazeta Express”.

Përpara tij janë Cristiano Ronaldo me 145 gola, Lionel Messi me 132, Robert Lewandowski me 113, Karim Benzema me 92 dhe Harry Kane me 82.

Francezit i nevojiten edhe pesë gola për ta kaluar sulmuesin anglez dhe për t’u ngjitur në vendin e pestë.

Ndërkohë, distanca me Benzeman është 15 gola, kurse me Lewandowskin 36.

Rrugëtimin në Evropë, Mbappé e nisi në moshën 18-vjeçare me Monacon, për të vazhduar më pas te Paris Saint-Germaini dhe Real Madridi.

Ritmi i tij i jashtëzakonshëm i golave e bën një kandidat serioz për të vazhduar ngjitjen në renditjen historike.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

E dhimbshme | Nesër i jepet lamtumira e fundit 3-vjeçares nga Gjakova, e cila humbi jetën pas 28 ditësh betejë për mbijetesë pas aksidentit

E dhimbshme | Nesër i jepet lamtumira e fundit 3-vjeçares nga Gjakova, e cila humbi jetën pas 28 ditësh betejë për mbijetesë pas aksidentit

KQZ merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Zgjedhjeve në Turqi

KQZ merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Zgjedhjeve në Turqi

“Keni mashtruar për 7 milionë euro”, Rrahmani përplaset me Rizvanollin për gjetjet e auditorit

“Keni mashtruar për 7 milionë euro”, Rrahmani përplaset me Rizvanollin për gjetjet e auditorit