KQZ merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Zgjedhjeve në Turqi

KQZ merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Zgjedhjeve në Turqi

KQZ merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Zgjedhjeve në Turqi

Sipas njoftimit, qëllimi i këtij forumi, ku po marrin pjesë rreth 60 përfaqësues të institucioneve të menaxhimit të zgjedhjeve dhe organizatave të ndryshme nga 25 shtete, është forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e administrimit të zgjedhjeve si dhe rritja e shkëmbimit të njohurive dhe përvojave ndërmjet shteteve.

“Gjatë dy ditëve të zhvillimit të kësaj ngjarje ndërkombëtare, temat kryesore në të cilat u përqendruan diskutimet, kanë të bëjnë me rritjen e pjesëmarrjes në zgjedhje përmes praktikave institucionale, bashkëpunimin e institucioneve zgjedhore me mediat e publikun dhe përdorimin e teknologjisë në zgjedhje”, thuhet në njoftim.

Sponsor 3M Express

Gjithashtu, bëhet me dije se ky forum shërbeu gjithashtu si një mundësi që delegacioni i KQZ-së të zhvillojë takime me përfaqësues të trupave institucionale zgjedhore nga shtete të ndryshme, me të cilët u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe shkëmbimin e përvojave më të mira zgjedhore.

Në këtë drejtim, në një sesion të veçantë, delegacioni i KQZ-së u takua edhe me kreun e Këshillit të Lartë Zgjedhor të Republikës së Turqisë, Serdar Mutta.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

E dhimbshme | Nesër i jepet lamtumira e fundit 3-vjeçares nga Gjakova, e cila humbi jetën pas 28 ditësh betejë për mbijetesë pas aksidentit

E dhimbshme | Nesër i jepet lamtumira e fundit 3-vjeçares nga Gjakova, e cila humbi jetën pas 28 ditësh betejë për mbijetesë pas aksidentit

Mbappé e kalon Raúlin, shkruan histori te Real Madridi

Mbappé e kalon Raúlin, shkruan histori te Real Madridi

“Keni mashtruar për 7 milionë euro”, Rrahmani përplaset me Rizvanollin për gjetjet e auditorit

“Keni mashtruar për 7 milionë euro”, Rrahmani përplaset me Rizvanollin për gjetjet e auditorit